Burns: Pavarësia e Kosovës, brenda këtij viti
Niveli i zyrtarëve perëndimorë që shprehen në favor të pavarësisë së Kosovës ka ardhur në rritje, që nga dita e fillimit të negociatave. Këtë javë ishte Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Nicholas Burns politikani i radhës që deklaroi hapur se viti 2006 do të jetë viti i pavarësisë së Kosovës. Burns tha se negociatat që po mbahen kanë për qëllim që pavarësia e Kosovës mund të krijohet brenda këtij viti. Ndërkohë nuk vonoi reagimi i faktorit politik nga Beogradi. Përfaqësues të qeverisë së Beogradit e cilësuan këtë deklaratë si një imponim të statusit përfundimtar dhe shprehen se kjo nuk i shërben aspak ecurisë së negociatave të Vjenës. Pavarësisht kundërdeklaratave të Beogradit, shqiptarët duket se janë të predispozuar që të kenë mbështetjen e Ndërkombëtarëve në këtë sfidë kombëtare. Gjë që nuk ka ndodhur shpesh në histori. Nga ana tjetër Grupi i Kontaktit, organi që ka përcaktuar trajektoren e zhvillimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit ka përsëritur një nga deklarimet më të rëndësishme në lidhje me procesin e statusit. "Statusi i Kosovës nuk duhet të jetë në kundërshtim me vullnetin e shumicës së popullit dhe nuk mund të hiqet paralele mes Kosovës dhe shteteve të tjera, pasi Kosova është rast unik". Në këtë mënyrë bëhet e qartë se shumica shqiptare e Kosovës nuk do të ngelet peng e interesave të pakicës. Strategjia e Beogradit për të shtyrë procesin nëpërmjet propagandës se në Kosovë Qeveria dhe shumica shqiptare nuk ka bërë sa duhet për serbët, me këtë deklaratë merr një goditje mjaft të rëndë.
Shqiptarët e Malit të zi faktor kyç për pavarësinë e Republikës
Me afrimin e datës së referendumit që do të pëcaktojë statusin politik të Malit të Zi, llogaritë pro dhe kundër kanë filluar të bëhen më me hollësi. Shqipëtarët në këtë republikë përbëjnë 7% të votuesve dhe sipas sondazheve, do të jenë faktor përcaktues pro ose kundër pavarësisë së kësaj republike nga bashkësia Shtetërore Serbi-Mali i Zi. Përfaqësuesit politikë të komunitetit shqiptar në fqinjin verior po ju bëjnë thirrje elektoratit të tyre për të votuar pro pavarësisë. Ferhat Dinosha një nga udhëheqësit politikë thekson se shqiptarët do të kenë më shumë të drejta nëse Mali i zi shkëputet nga Serbia. Të gjitha këto zhvillime në ballkan tregojnë se shqiptarët në këtë rajon fatmirësisht janë bërë faktor përcaktues për fatet e këtij gadishulli. Kjo është për tu përshëndetur pasi ndodh për herë të parë në shqipëri. Duhet theksuar fakti se ky moment duhet shfrytëzuar mjaft mirë nga qeveria shqiptare që ka shansin më të mirë për të qënë bosht politikbërës i ballkanit dhe i Evropës Juglindore.