E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani Kampionatin, Tirana Kupën.

Elbasani tashmë është më afër se kurrë titullit të dytë kampion në të gjithë historinë e vet. Kjo mund të thuhet, pas rezultateve të javës së 32 të superligës. Duket se puna, lodhja dhe djersa e lojtarëve të klubit dhe stafit verdheblu do të shpërblehet shumë shpejt, 2 vjet pasi donatorët Laze dhe Cërraga erdhën në krye të këtij ekipi. Por duket se kjo gjë u lehtësua më shumë falë hapit fals të Tiranës në fushën e vështirë të Korcës. Për 4 javë, elbasanasve u duhen edhe 6 pikë të tjera për të arritur objektivin që po i mundon prej 2 vjetësh. Vllaznia dhe Shkumbini duket se do ti kthejnë nderin skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja pikërisht tani, në momentin kur 6 pikët i duhen më shumë se kurrë. Shkodranët i kanë borxh fitoren në ndeshjen e parë të kupës që me shumë mundësi do të pasohet me kualifikimin e tyre për në finale, ndërsa Shkumbini nuk do ta harrojë barazimin e marrë disa javë më parë, 1 pikë kjo që i mban ende në superligë. Ndërkaq Tirana do të hedhë fuqimisht sytë nga kupa, i vetmi trofe tashmë që ajo pothuajse e ka kapur me një dorë. Zhgënjimi në korcë i futbollistëve bardheblu do të kërkojë ngushëllimin në përballjen e dytë me dinamon e cila nuk do të jetë aq e vështirë për ta për të kaluar në finalen e kupës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›