E Diel, 1 Nëntor 2026

Parimet e Avokatit dhe "Antikryetari"

Debati i fundit në Partinë Demokratike midis avokat Ngjelës dhe kryeministrit Sali Berisha është një tjetër shenjnë e shterpësisë së skenës politike shqiptare. Në një moment kur faktorët politikë në Shqipëri nuk arritëm të prodhojnë ide në funksion të reformave, ashtu si ndodh në shumë vende të botës, avokati u ndodh në qëndër të vëmendjes pas publikimit të një farë "Watergate" alla shqiptarçe. Eshtë e njohur aksioma që në disa raste qëllimi justifikon mjetin . Në këtë pikpamje mund të shihet edhe çështja Ngjela. Ai mori pjesë në një debat me kryeministrin dhe krerët më të lartë të partisë në pushtet. Ku akuzoi rëndë kreun e qeverisë se i kishte ndërprerë karrierën politike. Në fakt kjo është një çështje që do duhej të analizoj më vete, por unë dua të ndalem mbi parimet e famshme të Ngjelës dhe realitetin e politikës shqiptare. Avokati gjatë sherrit i bërtiste me të madhe se ai nuk bën kompromis me parimet për të cilat ka luftuar gjithë jetën e tij. Parlamentarizmi, tregu i lirë , zgjedhjet e lira dhe kushtetuetshmëria. Të flasësh për këto parime kam përshtypjen se duhet të marrësh meritat e një liberal demokrati të vërtetë po në Shqipëri nuk ndodh gjithmonë kështu. Kushtetueshmëria diskutohet në një vend si ky i yni ku në fakt defakto nuk funksionon gjykata kushtetuese dhe ku sistemi gjyqësor është thuajse inekzistent. Ndërkohë që duhet të ishte filtra e gjithë sistemeve të tjera të pushtetit. Nga ana tjetër Presidenti që është garant i Kushtetutës në një republikë parlamentare demokratike, është akoma peng i pazarave politike mes palëve. Edhe pse ai është munduar të formojë një integritet institucional prapë, mënyra se si u zgjodh bën që fijet të jenë në dorën e tjetër kujt dhe të në një moment qejfmbetje , kreu i shtetit të etiketohet , i paaftë apo pengesë për reformat. Pra parimi i kushtetuetshmërisë që mbron z. Ngjela duket se rri pak në ajër në një ambjent të tillë. Parlamentarizmi apo zgjedhjet e lira nuk është se bëjnë përjashtim nga kjo analizë. Për fat të keq debati edhe në këtë rast u fokusua në një detajë që nuk shtjellonte thelbin. Përgjimi i bisedës dhe publikimi i saj. Jo se kjo është një veprim që nuk duhet gjykuar, sepse në rast se biseda rregjistrohet në zyrën e Kryetares së parlamentit , pa dijeninë e të pranishmëve , ashtu siç pretendojnë të gjithë atë që ishin atje, atëherë ngrihet një pikëpytje e madhe për lirinë private të çdo qytetari në Shqipëri. Por sfumimi që ju bë thelbit të debatit më duket se nuk shërbeu për asgjë dhe na ktheu disa vite para kur ish kreu socialist propogandonte fuqishëm lutën për katarsis që në fakt ishte vetëm një sherr për të pastruar "hithrat" rreth fronit. Për mua s`ka shumë rëndësi kush e përgjoi bisedën apo kush e shiti atë, sigurisht nëqoftëse këtë nuk e ka bërë vetë Ngjela se pastaj do thoja vetëm që ka kryer një gjest të ulët morlisht. E rëndësishme është ajo çka thuhej në debat. Kreu i qeverisë akuzonte avokatin se kishte dëmtuar programin e Partisë Demkratike me qëndrimet e tij kundër në komisionin e ligjeve. Sigurisht kur je pjesë e një formacioni politik dhe je zgjedhur si përfaqësues i këtij formacioni atëherë ke edhe përgjegjësi për linjën politike të tij.Qëndrimet e Ngjelës duhen parë nga një këndvështrim më i thellë. Si një përpjekje për më tepër liri veprimi brenda të djathtës shqiptare. Nuk e di nëse vërtet Partia Demkratike e ka kaluar apo jo fazën e lirisë së mendimit ndryshe dhe ka kaluar në një stad të ri që është liria e veprimit ndryshe, por Ngjela ishte i pari që u flijua për këtë të dytën. Ky duhet të jetë shpërblimi për atë që del kundër kryetrait apo jo.?! Përveç kësaj ajo çka mund të cilësohet si një anë pozitive e gjithë këtij debate është se ish - kreu i komisionit të ligjeve u mundua të thyhej një tabu që ekziston prej kohësh në politikën shqiptare. Ai është nga të paktët njerëz që ka shfaqur hapur ambiciet e tij për të arritur majën më të lartë të karrierës politke dhe për këtë nuk ka kursyer edhe postin e kryministrit Berisha , duke e sfiduar atë. Unë mendoj se një ambicje e tillë , shfaqur hapur është shumë herë më positive sesa sjelljet servile të shumë politikanëve të tjerë që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se ngrihen dhe ulen sa here tju thotë kryetari. Por nuk mund të rri pa përmnendur edhe shqetësimin tim për sinqeritetin e avokatit kur flet për të vërtetën dhe demokracinë. Jam shumë kurioz ta mësoj se sa gjatë Ngjela do ishte kaq i zjarrtë për të vërtetën apo kushtetuetshmërinë e ligjeve. Kjo është diçka që ndoshta për shumë kohë nuk do ta mësoj dot. Megjithatë është shumë e rëndësishme për të kuptuar shkakun e vërtetë të përplësjes Ngjela-Berisha.Pezullimi i tij është një veprim që do të ketë një ndikim më të gjerë se vetëm në gjirin e Partisë Demkratike. Tani mbete të shohim se sa "rebelë" të tjerë do të ketë që do pasojnë avokatin në rrugën e tij liberal demokrate

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›