Botimet e reja te javës
Titujt më të rinj të librave të letërsisë shqipe, të huaj dhe asaj për fëmijë, të shpërndarë gjatë
javës në libraritë kryesore të kryeqytetit janë:
"Luftërat ballkanike 1912-1913", libër studimor i autorit Jacob Gould Schurman, përkthyer nga Taulant Hatia dhe botuar nga shtëpia botuese "Uegen". Libri përmes përdorimit të një dokumentacioni të gjerë trajton përfshirjen e pesë nga gjashtë fuqitë e mëdha të botës në këto luftëra dhe tre nga kombet më të vegjël të Europës.
"Gramatika e gjuhës angleze për fëmijë", libër i përgatitur nga Fatmir Hoxha dhe Arian Lleshi, botuar nga shtëpia botuese "Uegen". Libri
tregon rregullat më të domosdoshëm për fëmijët në drejtshqiptimin e gjuhës angleze, u mëson atyre si të bëjnë pyetjet më të përditshme si dhe
përdorimin e emrave, foljeve, kohët e tyre, përdorimin e ndajfoljeve në
gjuhën angleze, etj.
"Dy ftyrat e islamit", fondamentalizmi saudit dhe roli i tij në terrorizëm, libër i autorit Stephen Schwartz, përkthyer nga Blendi Kraja dhe botuar nga "Ars". Autori shkruan se mbas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në New York njerëzit u mbushën me ankthe të mëdha. Për perëndimorët dukej se ishte e pashmangshme një përplasje qytetërimesh, ndërsa për muslimanët ishte e qartë tashmë se kombit më të fuqishëm në
botë i ishte shkaktuar një gjëmë e vërtetë, prej nga më pas pritej një ndëshkim i SHBA-së kundër tyre.
"Zhystina ose fatkeqësitë prej virtytit", roman nga Donatie-Alfons-François, Markezi de Sad, përkthyer nga Vladimir Bako dhe botuar nga
shtëpia botuese "Dritan". Në romani autori tregon ndodhitë tronditëse të një heroine fatkeqe, Zhystinës, të zënë në kurth prej korrupsionit
dhe vesit. Në vepër trajtohet perversiteti i një epoke me të cilat Zhystina përballet, perversitet i cili u godit fort nga Revolucioni Frëng
"Princesha e vogël", roman nga Frances H. Burnett, përkthyer nga Sokrat Gjerasi dhe botuar nga shtëpia botuese "Omsca-1". Romani rrëfen
historinë e Sarës, të bijës së cuditshme dhe shumë të zgjuar, të kapitenit Kru nga Bombei, i cili pasi e sjell vajzën në Londër ikën në një
udhëtim të gjatë.
"Jeta e Fan S. Nolit", në dy vëllime, me autor shkrimtarin Nasho Jorgaqi dhe botuar nga shtëpia botuese "Ombra GVG". Libri është një
enciklopedi, ku përshkruhet jeta dhe vepra e këtij personaliteti të shquar shqiptar. Vëllimi i parë përfshin jetën e Fan Nolit nga 1882-1924 nga
fëmijëria e tij në Ibrik-Tepe, deri me krijimin e qeverisë Noli në vitin 1924. Ndërsa në vëllimin e dytë përfshihet jeta dhe veprimtaria e tij
nga vitet 1925 me largimin e tij nga Shqipëria dhe deri më 1965, në ditën e vdekjes së tij në Boston, të SHBA-së.