Burns: Retorika për ndarjen nuk i shërben Serbisë

Nënsekretari amerikan i shtetit William Burns deklaroi se arrestimi i Ratko Mlladiçit, flet për angazhimin e Serbisë ndaj drejtësisë. Burns theksoi se Shtetet e Bashkuara po presin arrestimin e personit të fundit të akuzuar për krime lufte, Goran Haxhiç, i cili ende ndodhet në arrati.
“Kur ai të përballet me drejtësinë në Hagë, Serbia do të ketë përmbushur edhe detyrimet e saj të mbetura ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë", u shpreh Burns.
Sipas mediave kosovare, ndër të tjera Burns tha se për Serbinë sfidë për t`u anëtarësuar në BE, është edhe pranimi i pavarsisë së Kosovës.Nënsekretari amerikan i shtetit ritheksoi dhe njëherë se SHBA mbështet fuqishëm dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mirëpret marrëveshjet e para të arritura.