E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, vijon të hënën debati për simbolet

Debati parlamentar në Maqedoni për ndryshimet e Propozim-Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare të bashkësive etnike do të vazhdojë të hënën.
 

Sipas mediave maqedoanse, ditën e djeshme kryetari i Parlamentit ndërpreu seancën për të paralajmëruar vazhdimin e saj gjatë javës së ardhshme.
 

Ndryshimet e Ligjit për simbolet parasheh që në komunat me mbi 50 për qind të popullsisë shqiptare të vendoset flamuri i tyre kombëtar së bashku me flamurin shtetëror në objektet zyrtare lokale.
 

Sipas ndryshimeve, parashikohet që flamujt e bashkësive të jenë me format më të vogël nga ato shtetërore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›