Burns: Shqipëria të realizojë reformat

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 14:30
Nënsekretari amerikan i shtetit, William Burns, inkurajon realizimin e reformave në Shqipëri dhe mbështet integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha në New York, bën të ditur njoftimi zyrtar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, Burns ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë. Zyrtari i lartë amerikan mësohet se ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në Afganistan dhe në përpjekjet e tjera në luftën kundër terrorizmit.
Në bisedë, Berisha theksoi rëndësinë e realizimit me sukses dhe konsensus të vullnetit pozitiv të reformës zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe gatishmërinë e shumicës për ta nisur menjëherë atë, së bashku me opozitën.