E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Kosova po pengon statusin e Serbisë

BEOGRAD - Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç deklaroi për B92 se qeveria e Kosovës u ka dërguar letër të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që Serbisë të mos i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Sipas Daçiç, në letër thuhet se Serbia është fajtore për mossuksesin e dialogut. “Në letër theksohet se ka pasur vetëm progres të kufizuar në dialog dhe tregon një mungesë të dialogut substancial në zbatimin e marrëveshjeve të arritura për çështjet e pazgjidhura.”- deklaroi Daçiç.

Ndërkohë qeveria e Kosovës nuk kanë konfirmuar të ketë dërguar një letër e tillë në Bruksel.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›