Kore e Jugut, kryetari i parlamentit nën hetim
SEUL - Kryetari i Parlamentit i Koresë së Jugut u mor në pyetje sot lidhur me dyshimet për korrupsion, ndërkohë që është ndodhur edhe nën presionin e opozitës për të dhënë dorëheqjen.
Kanalet televizive koreanojugore kanë transmetuar pamje, që tregojnë hetuesit dhe prokurorët duke hyrë në rezidencën e kryetarit Park Hee-Tae, sot në Seul.
"Parlamentari u mor në pyetje për më tepër se gjashtë orë", deklaroi agjencia zyrtare e lajmeve "Yonhap".
Skandali u zbulua në janar nga deputeti i partisë GNP, i cili deklaroi se kishte marrë një zarf, që përmbante tre milionë uon, rreth 2 000 euro nga një bashkëpunëtor i kryetarit Park, zarf që ai e kishte refuzuar.
(er.nu/BalkanWeb)