E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove debate rreth sigurimit te energjise

Ne Kosove aktualisht po zhvillohen debate rreth sigurimit te energjise se mjaftueshme elektrike mungesa e se ciles po e percjelle vendin tash e nje kohe te gjate. Autoritetet thone se se shpejti do te shpallet tenderi per ndertimin e nje termocentrali te ri qe do te prodhoje energji elektrike nga qymyri linjit meqe vendi ka rezerva te medha te tij. Nderkaq pjesetare te shoqerise civile thone se prodhimi i energjise se riperterishme do te duhej te shqyrtohej para se te merret cfaredo vendimi per ndertimin e termocentralit te ri. Debatet jane shtuar ne nje periudhe kur jane shtuar kerkesat per energji ne Kosoven e mberthyer nga moti i lig dhe me temperatura te ulta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›