E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burokracia vonoi pagat e buxhetoreve

Vonesa e shpërndarjes së pagave për gati 10 ditë nuk kishte të bënte me mungesën e parave në arkën e shtetit, por thjesht një procedurë teknike rutinë.

Ministria e Financave sqaron se në buxhetin e shtetit ishin të gjitha fondet e nevojshme, të çelura sipas afateve të vendosura në ligj, por ajo që e vonoi shpërndarjen e pagave lidhej me pengesa teknike që lidhen me sistemin e thesarit dhe koordinimin e fondeve.

Si çdo vit, bashkë me buxhetin e shtetit që hyn në fuqi në janar, thesari qendror në Ministrinë e Financave duhet të disponojë edhe udhëzimin për zbatimin e buxhetit, i cili mësohet se nuk ka qenë gati sipas afatit.

Problemit me pushimin e festave, deri më datë 3 janar, ditë që përkon me shpërndarjen e pagave, iu shtua edhe nisja e hartimit të procedurave për zbatimin e buxhetit me disa ditë më mbrapa dhe sikur të mos mjaftonte kjo, shumë institucione nuk kishin bërë gati listën e shpenzimeve mujore në formë të detajuar.

“Nëse një institucion nuk dorëzon në thesar listën e plotë të shpenzimeve, të detajuar, ku futen edhe pagat, atëherë thesari nuk mund të operojë”, sqaron ministria.

Po nëse lista e pagave ka qenë gati, nuk mund të thuash për investimet, të cilat jo të gjitha institucionet e kishin gati, të plotë dhe të sqaruar ashtu siç e kërkon ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›