E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata komunat kerkojne fonde

Kur kanë mbetur më pak se pesë muaj nga zgjedhjet lokale, një sërë komunash në Qarkun e Fierit kanë rritur kërkesat për më shumë fonde, kryesisht për rrugë.

Në mbledhjen e zhvilluar dje, kryetari i Këshillit të Qarkut, Luan Muçaj, u tha krerëve të komunave se për muajt e fundit të mandatit të tyre duhet të paraqiten shumë projekte që kërkojnë investime, kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Ne duam që të zgjidhim çdo lloj problematike që ju keni hasur deri më tani. Edhe pse kanë mbetur edhe pak muaj për këtë mandat nuk duhet të ngurrojmë, por do të çojmë përpara çdo lloj projekti”, u tha Muçaj anëtarëve të këshillit të qarkut që në pjesën më të madhe janë krerë komunash dhe bashkish.

Edhe krerët e komunave, nga ana e tyre, kanë bërë kërkesë për investime, si rasti i Libofshës, i cili tha se projekti i rrugës nga Libofsha drejt bregdetit të Semanit të ketë prioritet këtë vit. Pjesa më e madhe e krerëve të njësive vendore kërkuan vijimin e projekteve të mbetura përgjysmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›