Burrat qe luftojne me mullinjte e eres ne Dukat

120 fise jane betuar te mbrojne me gjak token e trasheguar nga te paret. Vendimi ne kuvendin e madh te Dukatit
Nga e derguara jone ne Dukat
VLOR- Nje makine policie qe kalon ne xhadene buze detit ne Orikum shkakton irritimin e djemve qe disa dite me pare jane betuar ne kuvendin e madh te Dukatit se nuk do te lejojne askend tiu marre token.
Lokali buze detit Jon ne Orikum nuk ishte i sigurt per ata 10 burra te mbledhur aty enkas per te treguar trimerite e te pareve dhe hallin e sotem me mullinjte e eres. Shumica prej djemve jane te shpallur persona ne kerkim qe kur guxuan qe fshatce te protestojne ne kerkim te prones se tyre. Ndaj leme pas kraheve detin e nisemi ne zemer te Dukatit aty ku dhe me i vogli eshte aq trim sa Maliq Koshena Sinan Aliahmeti e Skendo Kelluri e te tjere te cileve sot e kesaj dite u kendohet kenga e trimerise.
Ne zemer te Dukatit
Dukati fshati qe sot numeron 4500 banore shtrihet rreze gadishullit te Karaburunit. Ne fushen rreze tij qe sot e kesaj dite eshte i ndaluar per shqiptaret e zakonshem nga prania e bazes ushtarake te Pasha Limanit fshati i ri eshte ne ndertim.
Ndertesat dykateshe jane te paperfunduara po ashtu dhe rruget. Nga te tre anet fshati eshte i rrethuar nga male ku per cdo maje vendasit te rrefejne nga nje legjende. Karaburuni dhe Malet e Rimit jane krenaria e dukatasve.
Karaburuni eshte parajsa mbi toke e tyre ndersa Mali i Rimit eshte shtepia e perendise legjenda thote se Zeusi jetonte aty. Ndaj dhe vendosjen e mullinjve me ere ne malet e tyre nga nje kompani italiane vendasit e konsiderojne si pushtimin e radhes se Dukatit.
Por fundin e paraardhesve do te kene. Ne nuk na ka pushtuar as turku greku apo dhe fashistet dhe jo me keta qe vijne ketu me ca mullinj ere- thote Zino Gjoni. Keto jane fjalet e para qe te rrefejne ne Dukat aty ky burrat e fshatit jane mbledhur per te vendosur se si do te mbrojne djemte e tyre por dhe token qe mendojne se serish do te pushtohet nga italiani.
Bashke me ta eshte dhe Edviol Kulluri avokati qe ka marre persiper drejtimin e kuvendit te madh te Dukatit. Edvioli eshte me i arsimuari i tyre ndaj dhe burrat me te vjeter e lene te flase kur bie fjala per punet e qeverise. Edvioli te shpjegon se dukatasit i kane ezauruar te gjitha hapat ligjore ne kerkim te prones se tyre.
Nga ajo sa rrefen avokati pas 20 vjeteve duke trokitur ne cdo dere te institucioneve dukatasve u eshte sosur durimi ndaj dhe jane betuar se do te mbrojne me gjak pronen e tyre. Dhe ky betim eshte bere para pak kohesh ne kuvendin e madh te Dukatit nga 120 fise te kesaj zone. E ndersa avokati nis e te shpjegon kalvarin e gjykatave te cdo dukatasi Sokrat Gjoka nje burre rreth 40-tave i bie shkurt.
Te thote se kete pune e ndan vetem gjaku ku sipas tij cdo burre ne Dukat eshte gati te jape jeten ne mbrojtje te tokes.
E ajo qe ka nxehur gjakrat e dukatasve eshte refuzimi i shtetit per te njohur titujt e pronesise ne gadishullin e Karaburunit.
Edvioli te shpjegon se jane mbi 80 dosje te banoreve te Dukatit te dorezuara ne Agjencine e Kompensimit te Pronave. Sipas avokatit ne to vertetohet se vendasit jane pronare legjitime te atyre ngastrave qe zyrtarisht shteti i konsideron fond pyjor dhe kullosor.
Ndersa Hamdi Zora ish- kryeplak i fshatit te rrefen se cdo ngaster ne kete zone ka nje pronar legjitim dhe se vendasit e dine mire ku fillon prona e nje dukatasi dhe mbaron tjetra. Sipas tij te vetmit qe nuk dine kufijte e prones jane perfaqesuesit shteterore te cileve u kane shpallur lufte dukatasit.
E per te treguar se e kane seriozisht vendimin e tyre te thone se ushtaret e Berishes do te kene fundin e Mehmet Shehut i cili u zmbraps nga Dukati ne vitin 1943 edhe pse kishte me vete 4 batalione.
Por Edviol Kulluri te thote se ajo qe kerkon cdo banor i kesaj prone eshte vetem njohja e titujve te pronesise qofte te atyre 80 dosjeve qe jane te plota ne Agjencine e Kompensimit te Kthimit te Pronave. Ne te kundert i tere fshati i Dukatit do te bojkotoje zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pushtimi i Karaburunit me vendim qeverie
Ka mjaftuar nje vendim qeverie i kryeministrit Berisha qe me shume se 97 ha toke qe nga Karaburuni e deri ne Llogora tiu vihen ne dispozicion nje kompanie italiane. Vendimi perfshin dhe nje kilometer zone ne mbrojtje ne te cilin nenkontraktori shqiptar synon te ndertoje nje park eolik me fuqi 500 megavat.
Projekti qe ka terbuar vendasit dhe ambientalistet synon ndertimin e parkut eolik ne Gadishullin e Karaburunit - nje park natyror - dhe nje nga vendet me te bukura ne gjithe Mesdheun. Projekti perfshin ndertimin e nje linje transmetimi qe do te kaloje nga porti i Vlores per ne portin italian te Brindisit.
Kablloja me fuqi 400 kv do te shtrihet ne thellesine 900 metra per rreth 145 kilometra dhe do te mundesoje kalimin e energjise per ne vendin fqinj. Linja e interkonjeksionit dhe parku eolik do te kene nje vlere te perafert prej 1.25 miliarde eurosh dhe ndertimi pritet te filloje se shpejti.
Historia e cobanit qe u shnderrua ne luftetar per tu denua si kulak e sot nuk gezon nje pellembe toke
Xha Osmani i Dukatit
VLOR- I ka kapercyer te 90-at dhe kalon ditet buze detit qe i ka falur perendia. shte fort i mbajtur e tek e sheh me feste mbi koke e tirqe te zeza e ke te veshtire te besosh ekzistencen e tij ne qytezen katrahure te Orikumit.
Me shume se sa nje qyteze e paqme buze Jonit Orikumi eshte kthyer ne nje kantier ndertimi ku arkitektura moderne stonon frikshem me peizazhin perreth. Ndaj dhe Xha Osmani te duket se ka ardhur prej historie per te rrefyer ato cfare ai ka jetuar e vajtuar qe nuk gjenden ne libra por kendohen aneve te ketyre maleve qe rrethojne sot Dukatin
Nje coban qe u shnderrua ne luftetar per tu denuar si kulak e sot nuk gezon nje pellembe toke eshte historia e Xha Osmanit. Megjithese eshte nje prej fiseve me te pasura ne Dukat Xha Osmani sot nuk gezon as nje pellembe toke. E kjo per faj te disa dokumenteve qe djemte e tij nuk kane mundur ti sigurojne dot.
Eh asokohe nuk merrej njeri me letrat sepse pervec armikut askush nuk guxonte te prekte tokat tona. Por dhe atij qe nga koha e ezarit e deri tek partizanet ne ua kemi treguar vendin-nis e rrefen Xha Osmani. Dhe pse keto dite duhet ti gezohej pleqerise se tij Xha Osmani eshte nder te perzgjedhurit e Kuvendit te Dukatit. Fjala e tij ze vend kur flet per kufij.
Osman Kulluri nuk e mban mend ditelindjen e tij por qe ne rinine e hershme ka mbajtur armen ne sup. Lufta per mbrojtjen e atdheut eshte ajo qe ka mesuar nga kenget labe e nga gojedhenat e te pareve.
Qe ne femijeri Xha Osmanit di qe cdo pellembe toke e ketyre aneve eshte mbrojtur me gjak ndaj thote se gjalle nuk do te lejojne nje pushtim te ri te atyre gerxheve dhe maleve. Ai di ku i ka varret e te pareve dhe ku kane rene me lavdi burrat e fshatit. Kjo e ben zot te tokes packa se e di fort mire se ne kete bote i ka ditet e numeruara.
I gjithe fshati e di ku jane tokat tona. Per hir te kesaj pasurie na quajten kulake e na degdisen burgjeve. Ndersa sot sa te jem une gjalle nuk do te shkele kemba e italianit. Se lame as me 1920 dhe as ne lufterat e tjera. 700 burra kane dhene jeten per mbrojtjen e ketyre trojeve. Berisha po te doje Pashe Alimanin per te mbrojtur atdheun ta marre. Do dal dhe une te luftoj me djemte por jo per ta marre per tia shitur italianit-te thote Xha Osmani.
Plaku nuk di fort mire punet e projekteve te investimit. Po ashtu letrat nuk i duhen per te thene se fisi i tij eshte zot i 180 ha pyje ne Karaburun e 20 ha toke are rreze malit. Kjo per te as qe diskutohet. Por jeta i ka mprehur fort mire instinktin e vetembrojtjes. Dhe per xha Osmanin kohe e keqe ka ardhur dhe sot. Packa se ne breg te detit nuk ka vapor te mbushur me ushtare por anije qe sjellin materiale ndertimi dhe mullinj me ere.
Kryetari i Bashkise se Orikumit thote se dosjet pengohen ne Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave
Kreu i bashkise Pronat i jep AKKP jo une
Kanan Braho Ndertimi i parkut Eulik nuk ka pse te pengoje kthimin e pronave banoreve te Dukatit
Miratimi i parkut eolik qe ze fill ne Karaburun e perfundon ne Llogora e ka zene ngushte kryetarin e Bashkise se Orikumit. Projekti qe sipas Kanan Brahos do te sjelle te ardhura te konsiderueshme per Bashkine ka ngjallur protestat e banoreve te Dukatit te cileve koka u ka rene aty qe ne kohen e ezarit.
Jane zot te tokes por jo te njohur nga shteti. Ndaj prej me se dy muajsh ne Orikum ka pasur protesta te njepasnjeshme madje dhe perballe dyerve te bashkise. Por kryetari Braho thote se Bashkia nuk ka penguar titujt e pronesise se dukatasve perkundrazi.
Kryetari Braho e konsideron te drejte legjitime kerkesen e vendasve per njohjen e pronesise por shton se po kaq legjitim eshte edhe miratimi i ndertimit te parkut eolik puna per te cilin ka nisur qe ne vitin 2007.
shte e vertete qe ndertimi i ketij parku me nje vlere investimi prej 1.5 miliarde eurosh ka nxitur disi edhe reagimin e banoreve te Dukatit te cilet qe ne vitin 1993 kane nisur perpjekjet e tyre per njohjen e prones se tyre.
Por Bashkia e Orikumit nuk jep tituj pronesie. shte Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ajo qe merret me shqyrtimin dhe miratimin e dosjeve.
Tashme qe situata eshte ne kete pike mendoj se duhet gjendur nje zgjidhje sepse dukatasit nuk kerkojne asgje tjeter vecse kthimin e prones se tyre.
Dhe njohja e titujve te pronesise nuk pengon aspak projektet qe jane miratuar per zhvillimin e zones. Ky eshte nje proces qe duhet te gjeje zgjidhje ne Tirane qe me sa jam informuar une deri me tani procesi i kthimit te prones per kete zone eshte i bllokuar-thote per gazeten Shekulli kryetari i Bashkise se Orikumit.
E ndersa banoret e Dukatit jane te vendosur te mos lejojne fillimin e punimeve te parkut eulik qe ze fill ne Karaburun kryetari Braho thote se shteti duhet te nderhyje per te gjetur nje zgjidhje dhe qe sipas tij nuk ka tjeter vecse gjetja e nje kompromisi ndermjet banoreve te Dukatit Shtetit dhe kompanise italiane qe ka marre persiper te ndertoje parkun eolik qe ze fill ne Karaburun e mbaron ne majen e Llogorase.
Shoqata per Pronesi me drejtesi reagon ndaj skandalit te pronave ne Bashkine e Orikumit
Vorpsi Shteti te transkiptoje regjitrat e vjeter te Turqise per te vertetuar pronesise e dukatasve
TIRAN- shte pergjegjesi e shtetit te vertetoje titujt e pronesise se banoreve te Dukatit te cilet kane vite qe sorollaten neper dyert e institucioneve shteterore ne kerkim te se drejtes se tyre.
Dhe per kete ekzistojne te gjitha dokumentet mjafton qe shteti shqiptar te kete vullnetin e duhur per te zgjidhur nje konflikt qe ka shume gjasa te kthehet ne nje precedent per te drejten e prones ne Shqiperi.
Keshtu ka deklaruar dje sekretari i shoqates Pronesi me Drejtesi Myrshit Vorpsi sipas te cilit situata ne Bashkine e Orikumit eshte lene qellimisht te degradoje ne protesta te dhunshme.
Vorpsi sqaron se deri me tani eshte konstatuar nje papergjegjshmeri e institucioneve shteterore per te zgjidhur konfliktin dhe se banoreve qellimisht u eshte lene barra per te provuar pronesine e tyre pasi dihet qe per shkak te regjimit komunist apo per shkak te djegieve te arkivave shumica e dokumentacioneve nuk ekziston.
Une degjova kryetarin e Agjencise se Kthimit te Pronave per ceshtjen e Dukatit i cili pretendonte se vendasit nuk kane dokumentacionin e duhur per te provuar pronesine e tyre. Por ne fakt dokumentet ekzistojne ne arkivin e shtetit.
Jane regjistrat turke qe pasqyrojne te gjitha titujt e pronesise ne Shqiperi dhe mjaftojne te transkriptohen keto regjistra per te vertetuar titujt e pronesise se banoreve te Dukatit.
shte detyre e shtetit te saktesoje titujt e pronesise te banoreve ne menyre qe jo vetem konflikti te zgjidhet por dhe te perjashtohen precedenti qe prona mund te fitohet me dhune apo dhe protesta.
Agjencia e Kthimit te Pronave nuk duhet te beje te paditurin dhe te detyroje pronaret te sorollaten dyerve te institucioneve por te hape arkivat dhe te njohe titujt e pronesise per cdo banor qe keto dite jane ngritur ne proteste per te kerkuar te drejten e tyre me legjitime sic eshte ajo e trashegimise se prones se tyre-ka deklaruar dje Myrshit Vorpsi.