Te pamundur per sekretet e NATO-s

Skandali i zhdukjes se laptopit diplomatik / Ja cfare thuhet ne dokumentacionin e MPJ-se per skandalin ne fjale lidhur me gjendjen e sigurise ne misionet tona diplomatike jashte vendit
Leterkembimi i MPJ-se Sjapim siguri per informacionin e klasifikuar te NATO-s
Nje nga ceshtjet mbi te cilen hidhet drite ne leter-kembimin mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Kuvendit pas zhdukjes enigmatike te laptopit kriptues nga zyra e ambasadorit Ferid Hoxha eshte ceshtja e sigurise se ambienteve te perfaqesive tona jashte vendit ambientet e perfaqesive rezidencat e titullareve apartamentet e banimit te personelit.
E pare ne teresi gjendja e sigurise se ambienteve te perfaqesive eshte komplekse dhe meriton vemendje me te madhe jo vetem nga MPJ -thuhet ne dokumentet qe posedon Shekulli - ku me tej shtohet Shqiperia eshte sot anetare e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe stadi aktual i marredhenieve dhe i angazhimit te Shqiperise ne arenen nderkombetare me pjesemarrje ne misione paqeberje ose paqeruajtje ne zona nga me te nxehtat neper bote ekspozon Sherbimin tone te Jashtem ndaj rreziqeve te panjohura me pare per ne...
Nga dokumentacioni del se nevoja per masa te rritura sigurie eshte ndjere per here te pare kur vendi yne vendosi te marre pjese me trupa ne misionin ne Irak si anetar i koalicionit te udhehequr nga SHBA. Ne forme parandaluese gjithe trupi diplomatik u udhezua te rrise vemendjen ndaj rreziqeve te mundshme dhe ne perputhje edhe me mundesite financiare te kujdesej per instalimin e sistemeve te vezhgimit dhe monitorimit me kamera sigurie.
Aktualisht nje pjese e ambasadave tona kane instaluar sisteme te tilla efektive qe japin alarmin ne rastet e tentativave per hyrje te paautorizuar...
Ne kete pike dokumentacioni hedh paksa drite mbi ate qe konsiderohet si nje tjeter skandal i fshehur nje perjashtim i mundshem i Shqiperise nga mbledhjet sekrete te NATO-s megjithese e ka marre statusin e anetarit.
Ne dokumentet qe shoqerojne alarmin per humbjen e laptopit me materiale sekrete thuhet
...Pavaresisht ketyre masave mbetet ende shume per te bere per rritjen ne nivel te pranueshem te masave te sigurise ne perfaqesite tona jashte vendit.
Anetaresimi ne NATO i Shqiperise na vendos para detyrimit per te ruajtur jo vetem informacionin tone te klasifikuar por na ngarkon edhe me pergjegjesine per ruajtjen dhe trajtimin e sigurt te informacionit te klasifikuar te NATO-s...Realizimi i plote i ketyre detyrimeve do te jete i kushtueshem dhe do te kerkoje kohe.
MPJ planifikon fillimin e punes per perpunimin e standardeve te njesuara mbi kushtet dhe parametrat qe duhet te plotesojne ndertesat dhe ambientet e perfaqesive tona.
Kjo pune do te kryhet ne bashkepunim me institucionet e specializuara si SHISH DSIK dhe Ministria e Brendshme. Keto standarde do te sherbejne me tej per te analizuar situaten ne cdo perfaqesi dhe per te marre vendimet e duhura...
Nderkohe qe behen shpenzime marramendese per propagande qeveria le pa plotesuar nevoja te tilla imediate qe e demtojne seriozitetin e shtetit tone perballe partnereve. Pamundesia financiare pranohet edhe ne leterkembimin MPJ-Kuvend per laptopin e humbur. Citojme
...Ne pamundesi kohe dhe financiare MPJ eshte kujdesur per rritjen e pershkallezuar te masave te sigurise duke filluar nga perfaqesite me te ndjeshme si per shembull Misioni yne prane NATO-s ne Bruksel i cili tashme funksionon brenda perimetrit te sigurt te zyrave te NATO-s..
Po a ka persona te emeruar pergjegjes per sigurine ne keto misione Ende jo madje nuk do te kete per nje kohe te gjate. Kjo do te thote qe ngjarje te tilla te renda dhe enigmatike mund te perseriten.
Dokumentet e MPJ-se thone
...Ne kushtet e personelit te kufizuar te perfaqesive tona ka qene e pamundur te emerohet nje person i vecante pergjegjes per sigurine ne perfaqesi. Ne afate te parashikueshme kjo situate nuk pritet te ndryshoje...
Informacioni i kategorise i klasifikuar i cili hartohet dhe dergohet nga Misionet e RSH
jashte ne MPJ dhe anasjelltas realizohet duke u bazuar ne rregulla procedurale te percaktuara ne Rregulloren per Sherbimin Shifrar te Republikes se Shqiperise te Keshillit te Ministrave me Nr. 14 date 28.01.2002 si dhe Udhezimin e Ministrit te Puneve te Jashtme me Nr. 405 date 03.09.2007 Per Perdorimin e Sistemit te Shifres Elektronike SSHE ne Sistemin e Sherbimit te Jashtem.
Ne keto dy Udhezime percaktohet administrimi dhe rregullat e sigurise per kete lloj informacioni si dhe i aparaturave ku ai perpunohet. Keto dy dokumente perbejne bazen mbi te cilen organizohet pergatitja regjistrimi kriptimi transmetimi marrja dekriptimi ruajtja dhe asgjesimi i informacioneve te klasifikuara si ne qender ashtu dhe ne perfaqesite jashte vendit.
Se paku ky dokument dhe keto rregulla jane shkelur ne rastin e zhdukjes se laptopit kriptues te Nju Jorkut per te mos thene pastaj dyshimet e forta per shitjen e tij per qellime spiunazhi.
Masat per aparaturat sekrete
Masat qe mbahen parasysh ne rastet e aparaturave me rendesi te vecante si laptopi kriptues i zhdukur
- Masa organizative diplomatet dhe punonjesit qe kane akses ne informacionin e klasifikuar certifikohen deri ne nivelin e pershtatshem te sigurise sipas niveleve te klasifikimit te leshuar nga DSIK.
- Masa fizike informacionet e klasifikuara dhe aparaturat e kriptimit dhe dekriptimit ruhen ne kasaforte ne zyren e titullarit qe konsiderohet ambienti me i sigurt.
-Masa procedurale kujdesi per perpunimin e informacionet ne ambiente dhe menyra qe nuk lejojne fotografim/filmim nga distanca perpunimi i tyre ne kompjuter te palidhur ne Internet ruajtja dhe me vone asgjesimi i tyre sipas afateve te percaktuara ne legjislacion etj.
Ka materiale qe duhen asgjesuar
Ne zbatim te ligjit nr 8457 Ministria e Puneve te Jashtme si nje institucion i qeverisjes qendrore klasifikon deklasifikon perdor dhe ruan informacione te cilat klasifikohen ne i kufizuar konfidencial sekret dhe teper sekret. Informacionet e klasifikuara perpunohen ruhen dhe asgjesohen ne perputhje me normat dhe rregullat ligjore ne fuqi ne pajisje specifike te certifikuara nga Drejtoria e Sigurise se Inflacionit te Klasifikuar DSIK.
Perfaqesite dhe Misionet e Republikes se Shqiperise jane te pajisura me kompjutere laptop te konfiguruar dhe certifikuar per perpunimin ruajtjen klasifikimin dhe asgjesimin e informacioneve te klasifikuara sekret shteteror.
Gjendja e sigurise shqiptare e mjere
Nese do te marrim si pike referimi nivelin e sigurise ne Misionin e Perhershem te RSH se ne Keshillin e Atlantikut ne NATO atehere ne te gjitha perfaqesite e tjera te RSH-se eshte e nevojshme te nderhyhet per sa i perket sigurise. Kjo behet e qarte ne dosjen e MPJ-se per rastin e laptopit te zhdukur.
Ja cfare shkruhet aty dhe sa e mjere eshte gjendja reale e sigurise ne perfaqesite tona jashte vendit
...Aktualisht ka vakum ligjor ... nuk percaktohet niveli i perimetrit te sigurise ne te cilin ndodhet ndertesa e misionit apo perfaqesise se RSH-se jashte vendit.
Disa nga perfaqesite tona jane te vendosura ne apartamente banimi per perzgjedhjen e te cilave perdoret sistemi i referimit te ofertes financiare me te lire. Parametrat qe garantojne sigurine nuk mbahen parasysh gjate perzgjedhjes se ambienteve te zyrave sepse keto parametra nuk jane perpunuar ende...