E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kontrolle banesash per te dyshuarin

Pak kohe pas vrasjes se ndodhur mesditen e djeshme ne kryeqytet policia e komisariatit nr.3 ka identifikuar si autor te krimit vellain e Ylli Gjergjit i vrare ne ne muajin qershor te ketij viti ne Greqi.


Sapo policia ka mesuar keto fakte grupe te hetimit te komisariatit nr.3 dhe te Seksionit te Krimeve te Renda jane nisur ne drejtim te fshatit Katund i Ri ne Durres si dhe ne fshatin Dardhe te Komunes se Iballes ne Puke.


Kjo me qellim kryerjen e kontrolleve te disa banesave ne keto adresa me qellim ndalimin dhe arrestimin e te dyshuarit te krimit. Nga deshmite e marra nga familja e autorit te dyshuar te krimit policia mesoi se nje nate me pare ai nuk kishte qendruar ne banese.


Madje ne deshmite e tyre persona te ndryshem i thane policise se e kishin pare te dyshuarin e tyre ne Tirane gjate mbremjes se te shtunes.


Te dhena te tilla konfirmuan per policine se autor i krimit ishte nje nga tre vellezerit e Ylli Gjergjit pikerisht 32 vjecari i cili tashme eshte shpallur ne kerkim nga ana e saj. Pas krimit policia ka kryer kontrolle banesash edhe tek disa kusherinj dhe te aferm te autorit te krimit me qellim ndalimin e te dyshuarit nese gjendej ne keto banesa.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›