Burrel- Rruga e Komsit dergjet në plehra
Anës rrugës kombëtare të fshatit Koms të Burrelit dergjen prej 12 vjetësh plehrat inorganike.Problemi nuk është vetëm i banorëve të fshatit , por edhe udhëtarët që kalojnë në këtë rrugë,janë prekur nga fenomeni "plehra". Vendimi i marrë 12 vjet më parë i ka hapur kështu rrugën ndotjes në këtë zonë, pasi vendi i hedhjes së mbeturinave duhet të ishte 1 kilometër më poshtë vendit aktual. Plehrat janë hedhur pa marrë parasysh dëmin që mund të shkaktojnë mbetjet inorganike, të cilat janë shkaktare të shumë sëmundjeve, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse. Jo vetëm kaq por nuk është bërë as rrethimi i grumbullimit të plehrave inorganike. Ajo që shqetëson më shumë banorët është indiferenca e institucioneve përkatëse, që edhe pas protestave të banorëve nuk po lëvizin as 'gishtin' e vogël për të ndryshuar gjendjen.