Edi Rama- rrugëtim në Lezhë
Banorët e fshatit Marlecaj jetojnë në birucat e burgjeve të mëparshme. Ata janë të zhgënjyer për votën e dhënë, sepse gjendja e fshatit ka mbetur e mjerë si më parë dhe nuk janë mbajtur premtimet nga PD-ja.
Rama ka premtuar se me ardhjen e PS-së në pushtet do të ndryshojë gjendja e këtij fshati. Më pas Rama udhëtoi në Rubik e Lezhë ku duke biseduar me qytetarët ai foli se "Kemi dëshirë që puna e ndershme të jetë kolona mbajtëse e kësaj shoqërie dhe mos të shihet me përçmim". Ai foli se fitimi i paligjshëm është bërë imponues dhe theksoi se që e gjithë kjo të bëhet realitet duhet një bashkim i ri, një politikë e re. Në të gjitha takimet në Rubik, Marlecaj dhe Lezhë Rama foli për ndryshimet e shumëpritura në vend.