E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 'pronarët' e çantës me kanabis ativa në Kolonjë

 

Pronarët e çantës së gjetur dje nga policia kufitare e Kolonjës, janë kapur sot rreth orës 14 e 30. Personat në fjalë janë Henrik Cakareshta, 19-vjeç nga Berati, Adiol Braka, 18 vjeç dhe Sotir Zoto, 22-vjeç po nga Berati, të cilët dje duke udhëtuar në këmbë kantë tentuar të kalojnë kufirin por, pasi kanë parë forcat e policise kufitare kanë lënë çantat dhe janë larguar menjëherë. Pas inspektimit policia ka sekuestruar 10.6 kilogramë kanabis ativa. Por vetëm sot është bërë e mundur kapja e personave të dyshuar si trafikues të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›