E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi "Skënderbej"- transformimi nga larvë në flutur

Edhe pak….dhe sheshi "Skënderbej", do të shndërrohet në një shesh me pamje të një kryeqyteti evropian. Javës tjetër, përkatësisht të enjten 6 studio ndërkombëtare arktitekture do të paraqesin në hotel "Sheraton" projektet e tyre për sheshin e kryeqytetit, para kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama, arkitektit Maks Velo, Marin Biçokut nga Ministria e Punëve Publike dhe regjisorit Arben Kumbaro. Për herë të parë këto projekte do të vlerësohen edhe nga qytetarët e Tiranës. Të enjten e javës që vjen paraqiten projektet, ndërsa një ditë më pas shpallet fituesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›