E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel , mungesa e sinjalistikës rrezik për sigurinë në rrugë

BURREL- Gjendja e sinjalistikës në rrugët e Burrelit është problematike. Shtimi i mjeteve motorrike ka ndikuar në crregullimin e qarkullimit rrugor duke u shndërruar në një rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Qytetarët bëjnë përgjegjës bashkinë e qytetit për këtë situatë e cila , siaps tyre nuk ka marrë masa jo vetëm për investime por as për vijëzime dhe vendosjen e tabelave orjentuese.

E gjithë barra e këtyre mungesave elementare duket se bie mbi punonjësit e qarkullimit rrugor të cilët përpiqen të mbajnë vetë nën kontroll gjendjen e trafikut dhe të paralajmërojnë drejtuesit për rreziqet e mundshme.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›