Gjakmarrja, historia e familjes Delia prej 8 vitesh e ngujuar
SHKODER- Gjakmarrja vazhdon të mbetet një plagë e thellë në veriun e Shqipërisë, duke dëmtuar jo vetëm individin, por familjen dhe mbarë shoqërinë tonë. Historia bën fjalë për dy familje në Shkodër, të cilat gjenden në gjak si shkak i një vdekjeje aksidentale të një 9 vjecari, 8 vite më parë.
Për tu ruajtur nga gjakmarrja 3 burrat e familjes Delia janë ngujuar larg familjes së tyre edhe pse ngjarja që ka krijuar hasmëri me familjen tjetër ishte një aksident gjatë lojës së fëmijëve. Që ka viti 2003 Zoje Delia ka mundur të shohë vetëm bashkëshortin e saj në ato pak ardhje të tij në shtëpi por nuk ka parë se si janë rritur djemtë e saj, ku më i vogli i përfshirë në ngjarjen që krijoi hasmërinë kur ishte vetëm 13 vjec, sot është 21 vjec.
“Kur ndodhi ngjarja djali im ishte 13 vjec për 14 dhe bashkë me një komshi kanë vrarë një djalë 9 vjec. E ka vrarë pa dashje. ” shpjegon Zoja.
Familja Delia është shpërngulur nga Puka në vitin 1998 dhe sot jeton në një nga lagjet periferike të qytetit të Shkodrës ndërsa burrat e kësaj familjeje janë ngujuar në një tjetër adresë shumë larg familjes së tyre. Përpjekjet për të prishur hasmërinë dhe për të rikrijuar paqe me familjen e fëmijës 9 vjec të mbetur viktimë 9 vite më parë, kanë rezultuar të dështuara deri tani.
Për zonat e thella të veriut të Shqipërisë, Kanuni paraqitet ligji më i fortë i menaxhimit të drejtësisë për një pjesë të mirë të banorëve.
Edhe pse gjykata e ka thënë fjalën e saj duke e quajtur ngjarjen aksidentale dhe duke e liruar atë që mendohej se ishte autori i saj, sërish kjo familje do të qëndrojë e ndarë derisa gjakmarrja të mos jetë më fenomen i këtyre zonave në Shqipëri.
(e.n/News24/BalkanWeb)