E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, furgoni bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçarit

BURREL-  Është nxjerrë nga liqeni i Shkopetit, rreth 20 orë pas aksidentit, trupi i pajetë i 23-vjeçarit Dorjan Skara, që rezultonte i zhdukur pas ngjarjes së ndodhur ne aksin Milot-Burrel.

Kërkimet e polumbarëve janë kryer gjatë paradites së sotme në liqenin e Shkopetit, ku dhe mendohej se kishte humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur sektori C, ku mjeti tip Benz doli nga rruga, duke përfunduar rreth 100 metra në greminë. Për pasojë tre persona mbetën të plagosur, ndërsa i katërti u gjet i pajetë ditën e sotme.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve, duke i dërguar fillimisht në Spitalin e Burrelit dhe të Lezhës, e më pas janë transportuar drejt Tiranës.

Nuk është mësuar për identitetin e personave në makinë, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur se si ka ndodhur aksidenti. Sektori C i rrugës për në Burrel ka një kthesë të fortë dhe fillimisht është menduar se shpejtësia e automjetit ka qenë shkaktari i kësaj ngjarjeje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›