‘Fuoristrada’ Endira Bushati: Ja e vërteta mbi deklaratat e deputetit Dalipi
TIRANE-Sot, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Dr. Endira Bushati, mori pjesë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik pranë Kuvendit të Shqipërisë, për diskutimet që u bënë në lidhje me Raportin Vjetor për vitin 2011.
Lidhur me pyetjen dhe komentin e bërë nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z. Alfred Dalipi, për një makinë tip fuoristradë “Land Cruisser”, informojmë opinionin publik se:
Në vitin 2002, në institucionin e KKRT-së është bërë hyrje, nje automjet i tipit “Land Cruisser”, që do të shërbente si “Qendër e Lëvizshme e Kontrollit të Frekuencave”.
Vlera totale e blerjes, së automjetit të sipërpërmendur së bashku me pajisjet e tjera teknike, të nevojshme ka kushtuar, 76.700.000 milion lekë. Financimi prej 37.500.000 milion lekësh është bërë nga fondet e KKRT-së, ndërsa pjesa tjetër nga qeveria e Mbretërisë së Danimarkës.
Automjeti ka pasur në përbërjen e tij, ne momentin e blerjes disa pajisje dhe aksesorë speciale, per monitorimin e frekuencave audio-vizive. Ndërkaq në vitin 2005, pa asnjë urdhër të shkruar, pjesa më e madhe e këtyre pajisjeve, janë çmontuar dhe në makine ka mbetur i montuar, vetëm një analizator dixhital, për matjen e spektrit televiziv. Pajisjet dhe aksesorët e çmontuar nga automjeti, janë lënë ne përdorim te Drejtorisë Teknike ne KKRT.
Në këto kushtet, kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati, ka ngritur një grup pune, për të vlerësuar gjendjen aktuale të këtij automjeti, si dhe per te verifikuar procedurat e ndryshimit të gjendjes së automjetit. Më konkretisht, grupi i punës i ngritur për këtë qëllim, do të verifikojë procedurat që nga momenti i blerjes së automjetit dhe deri në momentin e çmontimit të pajisjeve.
Së fundi KKRT-ja, garanton opinionin publik se, nëse gjatë verifikimeve do të konstatohen shkelje, për nëpunësit, apo ish nepunesit përgjegjës, do të merren jo vetëm masa administrative, por në rast konstatimi të elementeve të veprës penale, KKRT-ja do të bëjë kallëzimin përkatëse pranë organeve kompetente të parashikuara nga ligji.
(BalkanWeb)