Merkel: Nuk jam e zemëruar me Sarkozy
BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot se nuk ishte e zemëruar me presidentin francez, Nicolas Sarkozy, i cili ka hequr dorë kohët e fundit të përfshijë udhëheqësen gjermane në një nga mitingjet e tij për zgjedhjet presidenciale në Francë.
E pyetur në një konferencë shtypi në Berlin nëse ajo ishte e zemëruar me presidentin Sarkozy ngaqë kishte ndryshuar mendjen, Merkel u përgjigj "jo" me një buzëqeshje të madhe.
"Thashë se u gëzova dhe se uroj që presidenti Nicolas Sarkozy të bëhet gjithashtu president i ardhshëm i Republikës së Francës dhe se cilado që të jetë forma e mbështetjes që na kërkohet, ne do t'i përgjigjemi", deklaroi ajo.
"Për të qenë e sinqertë, tashmë kemi mjaft për të bërë në vendin tonë", shtoi ajo.
Kancelarja përsëriti se i dukej normale për të mbështetur homologun e saj konservator sepse kishin punuar gjithmonë shumë mirë së bashku.
(d.b/BalkanWeb)