E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhepi takon Kryeprokuroren Ina Ramën

PRISHTINË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi priti sot në takim Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama.

Gjatë këtij takimi, ministri Rexhepi e njoftoi Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, me angazhimet Ministrisë së Punëve të Brendshme në sundimin e rendit dhe ligjit, me fokus luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Prokurorinë e Shqipërisë.

Ministri Rexhepi theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë të Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në luftën ndaj krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe krimit ndërkufitar.

Ndërsa Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ofroi përkrahjen e Shqipërisë në luftimin e këtyre dukurive negative dhe premtoi se shteti shqiptar do të jetë gjithmonë i gatshëm në shkëmbimin e informatave mes dy vendeve për raste të ndryshme kriminale dhe raste të tjera në interes të përbashkët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›