Taulant Balla, padi Genc Pollos për tenderin e internetit
Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste Taulant balla ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzim për ndjekje penale ndaj ministrit per Inovacionin dhe Teknologjinë, Genc Pollo.
Sipas deputeti soacialist, ministri Pollo ka kryer veprën penale të shperdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e rrjetit kombëtar të internetit me shpejtesi të lartë. Në materialin e plotë dorëzuar prokurorisë, deputeti Balla argumenton se ministri Pollo, pasi ka zhvilluar tenderin e shtyrë disa herë, me një urdhër të datës 29 shkurt të këtij vitit ka mbyllur procedurat për të realizuar qellimisht dështimin e tenderit.
Këtë konkluzion deputeti Balla e nxjerr permes disa dokumentave. Më kryesori, i referohet nje urdhëri të nxjërr nga vetë Ministri Pollo. Sipas Ballës, në këtë urdhër thuhet se mbyllja tenderit pa asnjë fitues bëhet pasi një leje e tillë për ndërtimin e rrjetit kombëtar të internetit me shpejtesi të lartë është dhënë më parë nga Ministria e transportit dhe Telekomunikacionit, dhe dhënia e kësaj leje ka shkelje proceduriale dhe impakte negative. Ky fakt i dhënë nga vetë ministri Pollo, thotë në kallzim deputeti Balla konfirmon dyshimin se procedura e ndjekur nga Ministria e Inovacionit ka paracaktuara dështimin e tenderit ndërkombëtar, me qëllim favorzimin një subjekti privat që në fillim.
Nje fakt i dytë i rëndësishëm thotë në kallëzimin e tij deputeti socialist, që e rëndon ministrin Pollo lidhet me kriteret e tenderit. Sipas deputeti Balla janë përcaktuar kritere financiare fikse për fituesin si p.sh ato që të ketë gjatë tre viteve të fundit 300 milion euro xhiro apo 5 milion euro në bankë. Deputeti socialist i cileson këto shkelje të ligji për barazinë e pjesmarrësve në tendera apo ankande publike.
Por kallzimi i deputeti socialist thellohet më tej kur kërkon nga prokuroria që ministri i inovacionit dhe tekologjisë Genc Pollo, duhet te hetohet edhe për korrupsion pasiv pasi sipas tij verpat penale për te cilën akuzohet janë më dëm ekonomik dhe krijojnë mundesi për perfitime të paligjshme.
Marrë nga TCH
Shkrime të tjera me interes:
- Taulant Balla kërkon dorëheqjen e Genc Pollos Taulant Balla deputet i Partisë Socialiste akuzoi për korrupsion ministrin...
- Akuzat ndaj Kuliçajt, gjobitet Taulant Balla Tiranë- Gjykata e Rrethit Tiranë dënoi me 700 mijë lekë...
- ILDKP, nis hetimin për pasuritë e ministrit Pollo Tiranë- Nis hetimi ndaj pasurisë së ministrit Genc Pollo procedura...