Burrel i coi te dashuren ne shtepi gruaja masakron burrin me sepate
50-vjecari prej disa ditesh i kishte cuar gruas ne shtepi nje vajze 18-vjecare
Serish krimi ne familje trondit shoqerine shqiptare. Rasti i radhes eshte shenuar ne Burrel ku gjate oreve te vona te nates se te henes gruaja ka masakruar burrin me sepate. Luke Doci 40 vjece ka goditur bashkeshortin e vet Vladimir Doci 50 vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2300 ne fshatin Karice te Burrelit. Shkak i krimit mendohet te jene motive xhelozie. Bashkeshortja e 50-vjecarit dyshonte se Vladimiri e tradhtonte me nje 18-vjecare. Nga goditja me sepate 50-vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme pa mundur ti nenshtrohet asnje lloj ndihme mjekesore.
Ngjarja
Vrasja e 50-vjecarit Vladimir Doci ndodhi rreth ores 2300 te se henes. Para disa ditesh 50-vjecari kishte cuar dhe prezantuar ne shtepi para bashkeshortes nje vajze 18-vjecare. Nga kjo vizite e pakendshme kishin filluar grindjet e xhelozise mes ciftit Doci. 40-vjecarja Luke Doci dyshonte se 18-vjecarja ishte e dashura e bashkeshortit. 18-vjecarja duket se ka qene objekt i sherrit te se henes mes ciftit i cili gjeneroi me pas ne krim. Pasi eshte grindur me bashkeshortin 40-vjecarja ka dale ne oborrin e shtepise ka rrembyer sepaten dhe ka goditur disa here bashkeshortin duke e lene te vdekur ne toke. 50-vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme pa mundur te marre ndihmen mjekesore dhe te cohej ne spital. Nderkohe nje krim i ngjashem brenda familjes ndodhi diten e diel po per motive xhelozie. Krimi tronditi kryeqytetin. Bashkeshorti goditi me thike per vdekje gruan pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte. Autori i krimit polici Ismet Hysa ende nuk eshte vene ne pranga. Menjehere pasi la te vdekur bashkeshorten e vet me te cilen kishte disa vjet qe bashkejetonte 24-vjecaren Jetlira Docin ai u arratis bashke me vajzen. Pak ore me vone policia mundi te gjente vendndodhjen e vogelushes 2-vjecare te te afermit e autorit te krimit nderkohe qe vet autori dyshohet se eshte fshehur ne vendlindjen e vet Tropoje.
Arrestimi i autores
Menjehere pasi mori njoftimin policia shkoi ne vendngjarje. Pas keqyrjes paraprake te vendit te ngjarjes dhe pas deshmive te para rezultoi se autore e krimit ishte bashkeshortja e 50-vjecarit. Policia ka ndaluar autoren. Ne pranga e akuzuar si autore e vrasjes se 50-vjecarit u vu bashkeshortja e tij Luke Doci. Sipas policise shkak per kete ngjarje te rende mesohet se eshte bere xhelozia e gruas per nje 18-vjecare qe bashkeshorti kishte disa dite qe e kishte sjelle ne shtepi. Ne grindje e siper 40-vjecarja ka marre sepaten qe ndodhej ne oborr dhe ka qelluar mbi bashkeshortin.