E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje emigrant shqiptar ne Itali masakron gruan dyshonte per tradheti

Nje emigrant shqiptar ka goditur me kazme te shoqen dhe nje te moshuar 77 vjecar per te cilin e shoqja kujdesej pasi dyshonte se kishte nje lidhje mes tyre.
Ngjarja ne fjale ka ndodhur mbremjen e djeshme ne nje province te Romes ku policia arrestoi ne flagrance per krimin nje shqiptar te moshes 59 vjecare me akuzen per tentative vrasje dhe deme ndaj prones se 77 vjecarit per te cilin e shoqja punonte si kujdestare.59 vjecari i bindur se mes se shoqes dhe te moshuarit kishte dicka me teper se thjesht nje raport pune rreth ores 22.00 te mbremjes se djeshme u afrua ne banesen e te moshuarit dhe nis sulmin.
I perfshire nga xhelozia shqiptari u sul mes disa mjeteve te punes ku rrembeu nje kazme me te cilen i verbuar nga xhelozia nisi te godase te shoqen dhe te moshuarin. Ai qe u demtua me keq nga ky sulm ishte 77 vjecari i cili pervec demtimeve ne trup goditjen me te fuqishme dhe te plote e kishte pesuar ne koke.Fatmiresisht gruaja pesoi vetem disa fraktura dhe nxirje te lehta pasi teksa i shoqi ishte drejtuar per te goditur ate pjesa metalike e kazmes ishte shkeputur nga pjesa e drurit duke evituar goditjet fatale.77 vjecari ndodhet i shtruar ne spital si rrjedhoje e goditjes se marre ne balle e cila i ka demtuar ne thellesi pjesen e majte te kokes ndersa per gruan thuhet se do te dale nga spitali brenda 10 ditesh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›