Caktohet gjyqtari qe do te shqyrtoje padine Bulgu-Myftaraj
Gazetari duhet te provoje deklaratat ne adrese te artistes
Gjykata e Tiranes ka percaktuar gjyqtarin i cili do te gjykoje padine mes aktores dhe deputetes Rajmonda Bulgu ndaj gazetarit Kastriot Myftaraj. Padia e dorezuar nga avokatet e deputetes i eshte nenshtruar diten e djeshme shortit elektronik i cili ka percaktuar gjyqtarin Sokol Tona per ta shqyrtuar. Ne padine e dorezuar ne gjykate deputetja demokrate akuzon gazetarin Myftaraj per shpifje ne lidhje me deklaratat e bera ne adrese te saj ne nje te perditshme. Padia pritet te nise shqyrtimin javen qe vjen ndersa gazetarit Myftaraj i bie barra per te vertetuar deklaratat e tij ne adrese te Bulgut.
Padia
Nje jave me pare Myftaraj ka botuar nje shkrim ku aludon se Rajmonda Bulku ne rinine e saj ka qene e dashura shkrimtarit Ismail Kadare. Ne shkrimin e tij te botuar ne nje te perditshme shkrimtari shprehet Ne romanin E penguara te botuar ne 2009-n Ismail Kadare pohon nje tjeter histori dashurie te tij. Ne roman rrefehet nje histori e vertete ajo e vajzes se Liri Belishoves Como Drita Comos. Vajza e cila gjendej e internuar me nenen ne Cerrik kishte nje shoqe te ngushte ne shkollen e mesme te ketij qyteti ate qe me pas do te behej aktorja e njohur Raimonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi kete gje publikisht edhe me rastin e promovimit te romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarene dhe donte qe ta njihte por nuk mund te shkonte ne Tirane se nuk mund te levizte lirisht. Nderkohe Raimonda Bulku e cila fale bukurise se saj kishte filluar qe te luante ne filma u njoh dhe u miqesua ne Tirane me Ismail Kadarene dhe i foli per shoqen e saj. Ne roman shkrimtari Rudian St. i cili ka shkruar romanin Dimri i suferines se madhe aluzion i qarte per romanin e Kadarese Dimri i vetmise se madhe njihet me nje vajze te re me emrin Migena e cila posa ka mbaruar shkollen e mesme dhe kerkon te hyje ne shkollen e arteve ne Tirane. Ne kete kohe Migena behet e dashura e shkrimtarit te cilit i flet per shoqen e saj ne province me emrin Linda B. e cila eshte e internuar. Kur Migena shkon ne province shoqja e saj i kerkon qe t i tregoje per shkrimtarin dhe dashurine me te. Qartesisht pas Migenes qendron Raimonda Bulku me te cilen Ismail Kadare u njoh sic thote vete kur erdhi ne Tirane dhe filloi te luante ne filma artistikehellip