Pogradeci, hetime për armët e ish-deputetit Fezollari
Policia e Pogradecit ka nisur hetimet ndaj Etem Fezollarit, 68 vjeç, me detyrë ish deputet, për vepren penale të "Humbjes së armatimit dhe mbajtjes të armëve dhe municioneve luftarake pa leje".
Fezollari, gjatë kohës që ka qënë deputet, ka qënë i pajisur nga Komisariati i Policisë Pogradec me një armë brezi pistolete TT model 54, dhe gjatë kohes që ka qenë në detyrë, i ka humbur dhe në daten 18.03.2011 (kohë në të cilen nuk ishte me në detyren e deputetit), ka dorezuar në Komisariatin e Pogradecit, një tjetër arme tip Zastava pa numër.
Materialet e përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec për hetime të metejshme.