E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, plumba fugonit, plagosen dy gra

BURREL - Një fugon me pasagjerë i një linje fshati në Mat është qëlluar me armë sot në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura dy gra pasagjere. Ngjarja ndodhi rreth orës 7.30 të mëngjesit përgjatë aksit rural Shëllijë të komunës Komsi-Burrel, me një fugon të kësaj linje kur qe po udhëtonte në drejtim të Burrelit. Burimet policore saktësuan se në drejtim të automjetit është qëlluar me armë kallashnikov, e ku pozicioni i gjuajtjes duket se është drejtuar mbi shoferin, por ai ka mundur t'u shmanget plumbave, por disa prej të cilëve kanë zënë dy gra pasagjere.

Zaide Meta 55 vjec (gruaja e drejtuesit të automjetit) dhe Ensurita Meta 20 vjeç, janë të plagosurat e këtij atentati misterioz ndërsa personi që ka qëlluar ende nuk është identifikuar nga policia, por që ja ka mbathur nga vendi i ngjarjes.

Dy të plagosurat u dërguan në urgjencën e spitalit Burrel dhe jane jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po gjurmon për kapjen e autorit.

Dy janë pistat mbi të cilat po hetohet për këtë ngjarje, një dalje para fugonit nga person i maskuar, dhe ndonjë konflikt i mundshëm në mes autorit dhe drejtuesit të automjetit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›