Korçe, se shpejti impiant i ri per mbetjet urbane

Aktualisht ka perfunduar faza studimore, nderkohe qe eshte percaktuar vendi ku do te kryhet grumbullimi i mbeturinave.
Mesohet se eshte caktuar nje fushe ne zonen e Maliqit me nje siperfaqe prej 10 ha.
Ndryshe nga pikat e zakonshme te grumbullimit te mbetjeve qe shkaktojne nje ndotje te larte mjedisore, qe rrezikojne kontaminimin e ujerave nentokesore dhe kane efekte negative per shendetin, eshte premtuar se impianti i ri do te evitoje efektet dhe pasojat negative mjedisore.
Ky do te jete impianti i pare i ketij lloji ne vendin tone per menaxhimin e mbetjeve urbane, ku do te kryhet depozitimi ne rang rajonal dhe perpunimi sipas llojit te mbetjeve per nje periudhe 20- vjeçare.
Shpresohet qe impianti do t’i jape fund hedhjes se mbetjeve ne fusha te hapura dhe djegies se tyre, ndersa perpunimi sipas kategorive ne nje sistem te mbyllur do te mbroje mjedisin nga ndotja.
Sipas projektit te financuar nga pala gjermane dhe banka KFE, eshte percaktuar qe eksperte gjermane do te sigurojne edhe mbeshtetjen teknike gjate fazes se zbatimit.