E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Rifusnin në treg ushqime të skaduara, arrestohen 3 persona

Tiranë- Tre persona janë arrestuar sot nga policia e kryeqytetit pasi kanë tregtuar një sasi ushqimesh të skaduara pasi i ndryshonin datën e skadencës.

Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e bluve të kryeqytetit, Alma Katragjini tha se të arrestuarit janë 21-vjeçari Ilirian Piraj, Nefail Jahi dhe Agim Abdullai, të cilët akuzohen se përmes një pajisjeje ndryshonin datën e skadëncës në produkte që duhet të tërhiqeshin nga tregu.

Të arrestuarit pasi i blinin mallra të skaduar i dëgornin në zonën e Bathorës ku kishin një magazinë dhe më pas i ndryshonin datën e skadencës duke i vënë një të re. për t’i rishitur si produkte të shëndetshme. Policia tha se vlera e mallit të sekuestruar shkon në 1 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›