Burreli nderon Haradinajn

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për një aleancë me Partinë Demokratike të Kosovës.
Të gjithë këtë, Haradinaj, i cili ka kërkuar që ai të drejtojë qeverinë, në rast të një marrëveshjeje, e quan mundësi të humbur.
“Është një mundësi, që nuk kemi mundur ta realizojmë, e pa shfrytëzuar. Më vjen keq nga qytetarët e vendit. Në të njëjtën kohë vazhdojmë të punojmë në funksionet tona që kemi me shpresën, që këtë mundësi do të na e japin qytetarët e vendit, kur të jemi në zgjedhje. Pra, vazhdojmë të ushtojmë funksionet tona si subjekt politik, deri në kohën që qytetarët do vendosin se si do të vazhdojë më tutje udhëheqja e vendit”, tha Haradinaj.
Këto komente, Haradinaj i bëri pas takimit me kryetaren e Bashkisë së Burrelit, Adelina Fariqi, e cila e njoftoi atë për vendimin se është shpallur “Qytetar nderi i Burrelit”.
“Kemi nderin, që ta kemi jo ‘qytetar nderi’, por ‘qytetar nderi të qytetit të Burrelit’. Duke i dhënë edhe këtë titull, mendoj se do të shërbejë edhe si motivim për të gjithë qytetarët e Burrelit, që t’i bashkëngjiten këtyre vlerave dhe t’i rrisim vlerat tona kombëtare”, tha Fariqi.
“Simbolika e kësaj ngjarjeje rritet, për faktin se Burreli i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve familje mbretërore, i ka dhënë historinë tonë dhe vlerat, me të cilat ne ekzistojmë dhe njihemi nga të tjerët. Duke qenë kështu është nder për mua dhe shpreh kënaqësinë, që në momentin e parë që të jemi bashkë në Burrel, të përjetojmë këtë nder dhe këtë ndjenjë edhe në vend”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj, këtë titull pritet ta marrë kur të shkojë në Burrel, në një ceremoni që do të organizohet enkas për të.