Burrëria suedeze në vepër
Suedia është njëra prej vendeve nga ku para 1000 vitesh vikingët sulmuan pjesën tjetër të Evropës. Xhirimi i një suedezi trim i cili ndalë drerin në vrapim me një “ushtë” me siguri është shembull i mirë bashkëkohor se si gjërat dukeshin kur vikingët së pari zbarkuan nga anijet e tyre dhe ia mësynë armiqve.
Filmi nuk zgjatë shumë, por shihet qartë se bëhet fjalë për një grup shokësh në piknik. Ndër ta është edhe një vajzë dhe suedezi me shtagë.
Në një moment vajza hyn në kuadër dhe dreri i sulet asaj, por shoku i vajzës me një shtagë mashtroi drerin duke ia tërhequr vëmendjen drejt vetes së tij duke ndalë kështu kafshën e zemëruar.