William dhe Kate “ndahen” në shtator

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 22:49
Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton do duhet të ndahen për dy muaj e gjysmë sepse dhëndri duhet të largohet për në Falklands, në muajin shtator.
Kate nuk mund të qëndrojë pranë bashkëshortit, i cili është pilot i forcave të armatosura, sepse 10 javë konsiderohen shumë pak nga aeronautika për të justifikuar transferimin e partnerit.
“Është një periudhë e keqe për Kate. Ajo u trishtua shumë kur e mori vesh këtë”, tha një burim për The Sun. /tch/