Dhe fitues është... Dasma Mbretërore!
Adhuruesit e familjes mbretërore të cilët pëlqejnë të vënë baste në garat me kuaj kanë arsye të dyfishtë për të festuar pasi të premten në njërën prej tyre fitoi kali Dasma Mbretërore, vetëm disa orë pasi Princi William dhe Kate Middleton lidhën kurorë.
Royal Wedding (Dasma Mbretërore) fitoi në garën në Fontwell Park në jug të Anglisë.
“Fati në ditën e martesës mbretërore na dhuroi edhe një kënaqësi. Kali ‘Dasma Mbretërore’ u solli fat të gjithë atyre që futën bastet në të”, tha David Williams nga bastorja Ladbrokes.