Burri që refuzon të rritet
Stanley Thornton është një 31-vjeçar amerikan që jeton si fëmijë 2 vjeç. Ai i ka kaluar 18 vitet e fundit të jetës si një bebe e rritur i veshur me paliçeta dhe duke fjetur në një krevat bebesh të përshtatur për trupin e tij.
Stanley preferon të jetë dy vjeç. Mbajtja e një pelene më duket njësosj si një përqafim i mamit. Të bëj rolin e një bebeje është për mua pjesa më e madhe e jetës time, thotë ai.
Stanley e ka mbushur dhomën e tij me lodra, lapsa dhe fletore vizatimi, madje ka edhe një supertavolinë ngrënieje si ato të fëmijëve të vegjël.
Burri 1.67 metër i gjatë i bën me porosi rrobat e bebeve dhe thotë se dëshira për të jetuar si i tillë i ka rrënjët që në fëmijëri.
Nuk është aspak një gjë që ka të bëjë me seksin. Është më shumë një ndjenjë sigurie. Unë e humba këtë ndjenjë teksa rritesha dhe jetesa si bebe u bë mënyra im për të përballuar botën dhe problemet e mia.
Stanley është bërë i famshëm për obsesionin e tij dhe tani po kërkon një mami me kohë të plotë. / Gazmira Ndoja