E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar: Bashkimi Evropian nuk e detyron Kosovën për asgjë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, gjatë një vizite që i ka bërë sot komunës së Pejës ka thënë se BE-ja nuk po imponon asgjë për Kosovën dhe se të gjitha vendimet i merr në mënyrë të pavarur Qeveria e Kosovës.

Sa i përket zërave për autonomi të veriut, Zhbogar ka thënë se BE-ja nuk merr vendime për Kosovën dhe nuk e detyron për asgjë.

"Nuk besoj që Bashkësia Evropian po e detyron Kosovën që të marrë vendime. Kjo është çështje e Republikës së Kosovës, e Qeverisë së saj dhe e popullit të Kosovës. Ne besojmë që rrugët e duhura janë dialogu, bisedimet dhe rruga paqësore e zgjidhjes së problemeve", ka theksuar Zbogar. Ai më tej ka thënë se BE-ja mund ta inkurajojë Kosovën për diçka, të jap këshilla dhe në fund të bëjë vlerësime për përparimet e arritura.

Ai ka thënë gjithashtu se qëndrimi i tij dhe i Bashkimit Evropian është që zgjedhjet serbe nuk do të mbahen në Kosovë.

"Unë besoj shumë se Serbia do ta kuptojë dhe nuk do të organizojë zgjedhje në Republikën e Kosovës. Ne kemi qenë mjaft të qartë dhe shpresoj që ata do ta kuptojnë këtë. Ne jemi vazhdimisht duke i bindur ata që të mos i mbajnë zgjedhjet lokale në Kosovë dhe besojmë që nuk do të ndodhë një gjë e tillë", ka thënë Zhbogar.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Pejës ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të Bashkimit Evropian dhe popullit të Kosovës.

"Biseduam për detyrat që po i kryen komuna e Pejës në procesin e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga shtetet tjera në mënyrë që komuna të jetë kontribuese në proceset e përgjithshme të Kosovës në integrimin evropian", ka thënë Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›