Aksidentet, 5 të plagosur në Fushë-Krujë

Foto arkiv
Dita ka nisur me aksidente në zonën e Fushë-Krujës, fatmirësisht pa viktima. Mësohet se në 3 aksidente të ndodhura në rrugët e kësaj zone janë plagosur 5 persona.
Në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy persona janë plagosur pas përmbysjes së një automjeti, i cili u përpoq të shmangte përplasjen me një tjetër.
Ndërkohë në një tjetër aksident, përplasja e një motori me një kamionçinë, ka lënë të të plagosur drejtuesin e motorit, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Në aksidentin e tretë ka mbetur i plagosur një këmbësor, i cili është përplasur nga një automjet teksa kalonte rrugën. 65-vjeçari Bibë Paloka është dërguar në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të marra.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidenteve. / G.N.