E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja tek “Çajupi”, Avokati i Popullit: Dënojmë aktin e dhunës

TIRANE- Avokati i Popullit nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë shënuar gjatë pasdites së të dielës në kryeqytet, përballë shkollës “Andon Zako Çajupi” gjatë aktivitetit për shembjen e një shtese në një subjekt privat në këtë zone, nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, pranë Bashkisë Tiranë.

Gjatë aksionit të punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, pranë Bashkisë Tiranë, rezistencës së qytetarëve disa prej punonjësve të këtij organi përgjigjen me akte dhunë fizike e verbale. Sipas Igli Totozanit këto akter nuk janë aspak në përputhje me rolin dhe etikën e punonjësve të një shteti që ndërtohet dhe funksionin mbi bazën e parimeve të shtetit të së drejtës.

“Avokati i Popullit dënon aktin e rëndë të dhunës ndaj qytetarëve dhe kërkon nga Policia e Shtetit dhe prokuroria një hetim sa më të shpejtë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Gjithashtu, Avokati i Popullit iu kërkon drejtuesve të këtij Inspektoriati të marrin masa për shkarkim të menjëhershëm të punonjësve dhunues, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe sjellje aspak të përshtatshme për punonjësit publik që, në rradhë të parë duhet të jenë e sillen si shërbëtor të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë e rrethanë si dhunues të tyre”, thuhet në reagimin e tij.

Ndër të tjera, Avokati i Popullit iu bën thirje qytetarëve të abstenojnë së ndërtuari ndërtime të paligjshme dhe nëse kanë bërë të tilla të bashkëpunojnë me Inspektoriatin Ndërtimor në realizimin e detyrave që ligji ia ngarkon atij.

“Avokati i Popullit do të monitorojë punën e organeve kompetente në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe do të ndjekë në vazhdimësi respektimin e të drejtave të njeriut në veprimtarinëe organeve të administrates publike, pjesë e të cilave është edhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor, pranë Bashkisë Tiranë”, përfundon deklarata e tij.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Përplasje gjatë prishjes së një objekti pa leje. Policia: Banori levë në kokë inspektorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›