E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri vret gruan me thike ne sy te femijes 2-vjec

Krimi ne familje ka bere qe nje tjeter familje ne kryeqytet te pergjaket ne diten e festes se Kurban Bajramit. Ngjarja e rende ndodhi mesditen e sotme reth ores 1305 ne kryeqytet ne banesen e familjes Hysa ne zonen e Unazes se Re ku burri ka vrare gruan me thike duke e lene te vdekur ne vend. Mesohet se pas nje sherri banal me gruan e tij Edlira Doci 27-vjece kryefamiljari Ismet Hysa e ka qelluar disa here me thike duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme nga plaget e renda. Nderkohe mesohet se me pas autori i krimit eshte larguar menjehere nga banesa duke marr me vete dhe vajzen e tij 2-vjecare e cila ne momentin e vrasjes ndodhej ne banese. Kane qene komshinjte deshmitare te cilet kane lajmeruar policine pas te bertiturave te degjuara ne familjen Hysa. Nga hetimet paraprake policia ben me dije se dy bashkeshortet kohet e fundit ishin larguar shume me njeri-tjetrin dhe ky mund te jete edhe shkaku pse ato ditet e fundit kishin debate te forta midis tyre. Forcat e policise se komisariatit numer 6 kane mberritur menjehere ne vendngjarje nderkohe bejne me dije se kane nisur hetimet per motivet qe cuan ne kete ngjarje te rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›