Durres kapen 2 te rinj me droge e arme
Durres 6 nentor 2011 NOA- Dy te rinj kane rene ne prangat e policise se Durresit pasi iu gjet nje sasi e konsiderueshme lende narkotike.
Droga u gjet ne makinen ne te cilen udhetonin Jetmir Hallunaj 28 vjec dhe Klodian Shllaku 27 vjec te dy banues ne Shkoder.
Sipas policise thuhet se gjate nje kontrolli te ushtruar ne aksin rrugor Fushe Kruje-Thumane ne automjetin tip Benz me targa AA 381 te drejtuar nga Hallunaj dhe me pasagjer Shllakun ne nje kuti kartoni te vendosur pas sediles se shoferit u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale dy pako te mbeshtjella me natriban njera nga te cilat dyshohet se permbante lende narkotike te llojit kokaine me peshe 527.45 grame ndersa tjetra lende narkotike te llojit heroine me peshe 632.75 grame.
Ndersa gjate kontrollit ne banesen e 27 vjecarit Shllaku u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 1 pistolete Mini Blou me nje kreher me 3 fisheke 1 pistolete Ecol Special 99 me nje kreher me 3 fisheke dhe 1 automatik model 56 me dy krehera me 18 fisheke.
Nderkaq ne banesen e Hallunajt u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 123 fishekesh model 54 te kalibrit 7.62 mm.
Lidhur me kete rast Prokuroria e Durresit po vijon hetimet per veprat penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike e mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake.
a.y/NOA