Vrau në aksident policin, arrestohet autori
TIRANE- Një person i dyshuar si autori i aksidentimit me pasojë vdekjen e një punonjësi policie u arrestua të premten në mbrëmje nga policia e kryeqytetit, me akuzat e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen si dhe të largimit nga vendi i aksidentit. Jurgen Nika 21 vjeç u arrestua si autor i dyshuar i aksidentimit të policit Ramazan Xhediku me 6 tetor të këtij viti në rrugën Jordan Misja. Veç tij, policia arrestoi edhe Medin Kosovën, 49 vjeç, i cili sipas saj është pronari i automjetit me të cilin është shkaktuar aksidenti. Ky i fundit dyshohet se ka tentuar të fshehë krimin dhe provat që zbardhnin ngjarjen, duke u akuzuar për moskallezimi i krimi dhe kryerjen e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Jurgen Nika, 21 vjeç, banues në rrugën Hoxha Tahsim, në kryeqytet, u arrestua nga policia, i dyshuar si autor i aksidentimit me pasojë vdekjen e policit Ramazan Xhedikut me 6 tetor të këtij viti në rrugën Jordan Misja, në kryeqytet.
Nika udhëtonte me automjetin e markës Mercedez- Benz, me targa TR 7572 R, ndërsa efektivi i policisë së komisariatit të Kamzës, udhëtonte me një motoçikletë me 50 kubik e markës Honda, në drejtim të banesës së tij në rrugën Jordan Misja. Bashkë me të policia prangosi edhe Medi Kosovën, i cili pas aksidentit mësohet se ka ndihmuar autorin e aksidenit për të fshehur gjurmët e ngjarjes. Aksidenti për të cilin akuzohen të arrestuarit, ndodhi me 6 tetor të vitit 2011, kur Xhediku, ndihmës specialist i policie, në komisariatin e Kamzës, kthehej pas punës për në banesën e tij në rrugën Budi. Polici po udhëtonte me një motoçikletë 50 kubikësh, në rrugën Jordan Misja, kur një mjet e mori atë përpara duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fraktura të tjera. Drejtuesi i mjetit, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke lënë të dëmtuar në rrugë dhe pa ndihmë efktivin e Policisë.
Disa kalimtarë që gjetën policin e dëmtuar i dhanë atij ndihmën e parë duke e dërguar për në spitalin ushtarak në kryeqytet ku pas ndihmës së parë u trnasferua në reanimacion. Ndërkaq policia nisi hetimet për ngjarjen duke konstatuar se polici ishte aksidentuar me automjet dhe më pas ishte lënë në rrugë. Pesë ditë pas aksidentit, polici ndërroi jetë në spitalin ushtarak për shkak të dëmtimeve të rënda të marra në trup. Policia pas hetimit gati një mujor zbuloi targën e mjetit dhe shoqëroi pronarin e tij Mehdi Kosovën, në polici, duke gjetur dhe bllokuar edhe automjetin e aksidentit. Gjatë intervstimit nga hetuesit, Kosova pranoi të tregonte se mjetin e kishte pasur Jurgen Nika, i arrestuar gjithashtu tashmë nga policia. Për këtë të fundit, policia tha se ai kishte kryer veprime dhe tentativa për të fshehu krimin si dhe duke mos kallëzuar në polici atë. Pas veprimeve të kryera blutë për të dhe për drejtuesin e mjetit shkaktar të aksidentit, u mora masa e arrestit, për aksidentimin e policit dhe më pas moskallëzimin e krimit.
Arrestohet mashtruesi, merrte 35 mije lekë për dokumentet e makinave
TIRANE- Mashtronte shoferët e taksive dhe pronarët e mjeteve se mund tiu rinovonte dokumentet e automjeteve të tyre kundrejt një pagese prej 35 mijë lekësh të reja. Pasi iu merrte paratë dhe dokumentet e automjeteve, personi zhdukej ndërsa personave të dëmtuar iu duhej të denonconin zhdukjen e dokumenteve të mjeteve të tyre. Armand Latifi, 21 vjec, banues në Tiranë, u arrestua nga komisariati i Policisë nr.2, me akuzën e vjehdjes nëpërmjet mashtrimit, ndaj shumë personave. Sipas policisë, Latifi, ka qenë edhe më parë i marrë nën hetim nga policia për akuzën e mashtrimit. Ndërkaq në rastin e fundit, policia e komisariatit nr.2, kishte marrë disa denoncime. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën në cilësinë e provës materiale dokumentet e mjeteve me targa TR 5918 I, TR 0561 T dhe AA 953 BA.
