Kongresi i PS-se Rama godet themeluesit

Rama Programi yne dere e hapur per 95 te shqiptareve
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama shpalosi dje ne mbledhjen e Kongresit te kesaj force platformen dhe programin e ri te cilin ai e cilesoi si nje dere te hapur per 95 te shqiptareve. Por ne nje pjese te madhe te fjales se tij para delegateve te Kongresit kryesocialisti u perqendrua tek ata te cilet jane cilesuar si zera ndryshe brenda PS-se. Ne kete kontekst Rama nuk nguroi te pohonte se kundershtimet e ardhura nga keto zera nuk bejne gje tjeter sipas tij vetem se sa i sherbejne edhe me shume kundershtarit politik. Duke iu referuar kritikave te emrave te tille si Rexhep Mejdani i cili pak dite e cilesoi programin e ri te shpallur nga Rama si nje utopi lideri i opozites nenvizoi se Por mos beni me gabimet e mia te mundshme fajin e madh te sherbimit per kundershtarin. Partia Socialiste nuk vuan sot nga mungesa e lirise. As nga mungesa e demokracise apo debatit brenda saj. Partia Socialiste nuk vuan as nga mungesa e harmonise mes brezave apo nga mungesa e punes ne ekip.
Akuza ndaj zerave ndryshe
Kritikat e nje pjese te deputeteve dhe anetareve te larte te strukture drejtuese te PS-se por edhe te atyre te njohur si socialiste tradicionale u cilesuan dje nga kreu i selise roze Edi Rama si kritika qe i sherbejne kundershtarit politik. Ne kundershtim me deklarata e ketyre zerave te cilet kane kerkuar me ngul rikthimin e demokracise dhe lirise ne forcen me et madhe opozitare kryesocialisti theksoi se forca qe ai drejton nuk vuan nga mungesa e debatit brenda saj ku gjithashtu pranoi se liria ne PS ende nuk eshte ne stadin e duhur te nje partie evropiane. Atyre qe me gjykojne duke u nisur nga qellimet e tyre u them se sjam i pagabueshem. Por mos beni me gabimet e mia te mundshme fajin e madh te sherbimit per kundershtarin. Partia Socialiste nuk vuan sot nga mungesa e lirise. As nga mungesa e demokracise apo debatit brenda saj. Partia Socialiste nuk vuan as nga mungesa e harmonise mes brezave apo nga mungesa e punes ne ekip. Ska dyshim se liria mund te punoje akoma me mire edhe brenda nesh. Por smund te mos jemi krenare qe kjo eshte e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Le te bashkohemi teresisht per ti dhene edhe me shume cilesi lirise brenda partise. Te gjithe e duam kete. Por te besh ngjasime mes Partise Socialiste dhe kazermes se Saliut ne aspektin e lirise eshte njesoj si te thuash se trendafili dhe kaktusi jane e njejta gje. E kjo i shkon per shtat kaktusit jo trendafilit. Sigurisht demokracia mund te funksionoje edhe me mire edhe brenda nesh tha Rama. Me tej ne kete kontekst lideri i opozites theksoi se deklarata per mungese demokracie dhe lirie brenda PS-se jane nje e pavertete e madhe e cila sipas tij barazohet me deklaraten e mosbesimit ne Patine Socialiste. Le te bashkohemi ende me shume per ta bere demokracine te funksionoje akoma me mire edhe brenda Partise Socialiste. Te gjithe jemi plotesisht te perkushtuar per kete. Por te thuash ska demokraci ska debat te lire ska respekt per zerin e pakicave ne PS eshte njesoj si tu thuash shqiptareve mos i besoni Partise Socialiste. E kjo e pavertete e madhe e thene nga brenda PS-se i shkon per shtat kundershtarit ne pushtet jo qytetarit ne opozite. E kjo qasje fyese per nje shumice derrmuese qe mendon ndryshe qe ka zgjedhur te punoje ne ekip dhe te respektoje frymen e ekipit nga cilido qofte qe nuk arrin te dalloje kufirin ku mbaron liria e tij e ku fillon liria e te tjereve smund ti shkoje per shtat tjeterkujt vec propagandes shurdhuese te kundershtarit u shpreh ai.
Programi
Programi i ri i PS-se i ndare ne kater pika kryesore Rimekembja e ekonomise Riperteritja e shoqerise Rivendosja e demokracise dhe Ribashkimi me Evropen u cilesua dje nga kryesocialisti Edi Rama si projektimi dhe fillimi i nje rruge te re. Duke u mbeshtetur kryesisht tek pjesa ekonomike e programit kryesisht tek taksa progresive lideri i opozites theksoi se taksa aktuale e sheshte sipas tij eshte nje abuzim me njerezit. Ky program e thote shkoqur ne e konsiderojme kete sistem taksimi nje abuzim me njerezit e zakonshem te ketij vendi. Ne e konsiderojme taksen e sheshte nje grabitje ne xhepat e shumices dermuese dhe te dermuar te ketij vendi socialist demokrate pa parti cfaredo qofshin vuajne te gjithe nga i njejti problem. Vuajne te gjithe nga e njejta barre dhe kete barre ne do ua heqim. Kush merr me pak do paguaj me pak kush merr me shume do paguaj me shume. Programi yne per nje rilindje shqiptare eshte nje dere e hapur per 95 te shqiptareve deklaroi Rama. Po ashtu kreu i PS-se premtoi edhe heqjen e TVSH-se per produktet baze si buka qumeshti veza si dhe per ilacet. Ndersa nga ana tjeter Rama ripohoi edhe nje here pavaresisht kritikave te diteve te fundit se PS me programin e ri ne mandatin e saj te pare do te hape 300 mije vende te reja pune. Ne duam te hapim 300 mije vende te reja pune brenda nje mandati qeverises. 75 mije cdo vit. Papunesia masive nuk shkon bashke me nje shoqeri te qyteteruar jane dy drejtime krejt te kunderta. Atyre qe hidhen perpjete njesoj si Saliu megjithese jane kesaj e jo asaj ane u them merreni me qete.
Sulmi i KodhelitDeputetja socialiste dhe nje nder pjesetaret kryesore te grupit te punes per programin e ri te PS-se kryesisht per aspektin ekonomi Mimi Kodheli i sulmoi dje kundershtite e kritikat e ardhura nga jashte por edhe nga brenda partise per disa nga pikat e ketij programi te cilat ata i kane cilesuar si te pamunduar per tu realizuar. Jemi akuzuar per mashtrim. I themi ketyre intelektualeve te nderuar Sju kishim degjuar ta benit kete akuze per Saliun ne 6 vjet. E bete vetem 6 ore pasi u shpalos programi yne. Jeni gabim dy here. Se pari sepse nuk akuzohen per mashtrim burra e gra te familjes suaj politike te cilet kane vene dijet dhe fytyren e tyre ne nje pune te gjate e te miremenduar intelektuale. Se dyti sepse ne e dime mire cfare flasim dhe e dime konkretisht se ku do ti gjejme vendet e punes tha Kodheli.
Kongresi mungojne Mejdani dhe PellumbiNe mbledhjen e djeshme te Kongresit munguan disa nga themeluesit e Partise Socialiste lideri historik i saj Fatos Nano ish-Presidenti Rexhep Mejdani i lincuar nga disa prej njerezve me te afert te lidershipit Edi Rama si nje njeri qe punon ne prehrin e Sali Berishes ish-Kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi etj te cilet duket se ne kete forme po shprehin kundershtine ndaj programit te ri elektoral te Edi Rames i cilesuar nga mazhoranca e djathte si programi qe synon rikthimin e Shqiperise ne sistemin socialist