E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri vret gruan, plagos të bijën dhe kunatin

KORCE-Një krim në familje ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Eçmenik të Devollit në Korcë. Bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij si dhe ka plagosur të bijën dhe kunatin. Autori është arrestuar nga policia.
Policia e Korcës konfirmoi se shtetasi Hekuran Demiraj 65 vjec ka vrarë për vdekje me sëpatë shtetasen Basije Demiraj 60 vjec. Të plagosur kanë mbetur vajza e ciftit Sonila Demiraj dhe kunati i autorit, Myfteri Met’holli.
Janë ende të paqarta arsyet, por paraprakisht dyshohet të ketë patur një grindje në familje dhe më pas ka ndodhur masakra nga ana e Hekuranit.
Kanë qënë fqinjët të alarmuar që kanë lajmëruar policinë pasi kanë gjetur trupin e pajetë të Basijes në banesën e Demirajve si dhe dy të plagosurit.
Policia brenda pak minutash ka mbërritur në vendgjarje dhe ka mundur të arrestoje dhe autorin që ishte larguar nga vendi i krimit. Hekuran demiraj u arrestua në dalje të fshatit Eçmenik. Policia po heton për rrethanat që cuan në krimin e rëndë brenda familjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›