BE, Fule: Zgjidhni krizen para ardhjes time ne Tirane
TIRANE- Dy ditë nga mbërritja e tij në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian përcjell mesazhin e qartë për politikën shqiptare: Zgjidhni krizën.
I ndodhur sot në Beograd, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar përparimin e secilit prej këtyre vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Stefan Fule do të vizitojë më 19 mars, të premten dhe Tiranën. Delegacioni i Bashkimit Europian nëpërmjet një emaili të shpërndarë në media sot në mesditë, përcolli mesazhin e komisionerit të zgjerimit.
“Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t'u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane".
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Komisioneri Fule do të takohet me Presidentin e Republikës Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
(s.g/BalkanWeb)