E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti ka nevojë për mbi 11 miliardë dollarë



Qeveria haitiane dhe agjenci të ndihmave ndërkombëtare kanë vlerësuar se 11.5 miliardë dollarë do të jenë të nevojshme për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues në janar.

Ata thonë se paratë do të jenë të nevojshme për rregullim të plotë të vendit të varfër pervec rindërtimeve të ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.

Propozimet do tu prezentohen donatorëve në një konferencë të madhe per Haitin në Nju Jork në fund të marsit.

Tim Dixon eshte Profesor i Gjeologjise dhe Gjeofizikes ne Universitetin e Majamit dhe ka qene i perfshire në studimet për shtresat nëntokësore që shkaktuan tërmetin e Haitit të viteve 1990.

Ai do të kryesojë një konferencë ndërkombëtare me politikanë, shkencëtarë dhe punonjës të ndihmës për rindërtimin e Haitit.

Ai thotë se Haiti ka nevojë për shumë ndihma.

" Ka pasur nevojë për ndihmë edhe përpara tërmetit dhe sigurisht që akoma më shumë nevojë ka tani. Kjo është një tragjedi e madhe por shpesh bashkë me tragjeditë vijnë edhe edhe shansët" - thotë zoti Dixon.

Ai thotë se raporti i OKB-së, bën një vlerësim që është shumë i arsyeshëm.

"Unë do të doja t'a shikoja Haitin që të rindërtohej në një mënyrë krejt ndryshe. Sic e dini shumë ndërtime në Portoprins, nuk ishin ndërtuar sipas standardeve moderne për t'i rezistuar tërmeteve", thot zoti Dixon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›