E Diel, 1 Nëntor 2026

“Privatizimi i ARMO-s, pas një jave skadon afati i parë”

Autori i Lajmit: red.
Ministri Ruli u shpreh në lidhje me privatizimin e kompanisë ARMO se negociimet janë brenda afatit. Ai sqaroi se javën që vjen përfundon edhe afati i parë i dhënë dhe jemi shumë afër konkludimit të disa aspekteve teknike të kontratës. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës po zhvillon negociata me konsorciumin amerikano-zviceran "Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises&Mercuria Energy Group", fituese për blerjen e 85% të aksioneve të kompanisë ARMO. Sipas burimeve zyrtare të METE-s negociatat, ku merr pjesë dhe kompania konsulente e privatizimit të ARMO-s, "Pattom Boggs, po ecin mirë dhe synohet që ky proces të mund të përfundojë shumë shpejt. Në 18 qershor, Këshilli i Ministrave shpalli fitues konsorciumin amerikano-zviceran "Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises&Mercuria Energy Group", për blerjen e paketës kryesore të kompanisë ARMO, në bazë të vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në METE, si dhe ngarkoi ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për negocimet dhe nënshkrimin e marrëveshjes me "Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises&Mercuria Energy Group".

Ky lajm është publikuar: 26/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›