E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, 40 milionë lekë për kanalet e lumejve

Autori i Lajmit: red.
Një fond prej 40 milionë lekësh i akorduar nga qeveria shqiptare do të bëjë të mundur rikonstruksionin e kanaleve dhe përrenjve të lumit Shkumbin e Devoll, të cilët përshkojnë qarkun e Elbasanit. "Lëvrimi i këtij fondi do të bëjë të mundur parandalimin e dëmeve në tokat e që ndodhen pranë dy lumenjve, të cilët në periudhë reshjesh dalin nga shtrati ", tha drejtori i Bordit të Kullimit, Kushtrim Aliaj. Sipas tij, konkretisht me një investim prej 6 milionë lekësh po kryhen investime në argjinaturë dhe në mbrojtjen tërthore në fshatin Labinot Fushë, ku kalon Lumi Shkumbin, investim i cili do të zgjidhë përfundimisht situatën në këtë zonë". Drejtori Aliaj sqaroi se investimi më i madh në këtë fazë po kryhet në fshatin Rrenas të rrethit të Gramshit, ku kalon lumi Devoll. Një vit më parë si pasojë e prurjeve të lumit u shkaktuan shumë përmbytje si në shtëpitë e fshatarëve, por edhe në shumë toka bujqësore.

Ky lajm është publikuar: 26/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›